Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, pas moslejimit të protestës paqësore para Kryeministrisë. Protestuesit janë zhvendosur përgjatë Unazës së kryeqytetit, ku kanë vijuar thirrjet për pjesëmarrje masive në tubimin e paralajmëruar më 28 nëntor.
Marshimi shënon protestën e 177-të, ndërsa pjesëmarrësit u kanë bërë thirrje qytetarëve që t'u bashkohen në Ditën e Pavarësisë. Sipas organizatorëve, në protestën e 28 nëntorit pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Diaspora, ndërsa thirrja për mobilizim është përhapur edhe në rrjetet sociale.
Protestuesit e cilësojnë këtë datë si “Nëntori i Tretë”, duke e lidhur me kërkesën për ndryshim të qeverisjes së Edi Ramës. Marshimi i sotëm vjen pas tensioneve të regjistruara para Kryeministrisë, ku policia ndërhyri duke i zhvendosur protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt trotuarit pranë Kuvendit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Çollaku: Pa grupet kriminale, Rama humbet kontrollin e zgjedhjeve! Ata nxjerrin rezultatin

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon të qëndrojnë në bulevard

Publikoi pamjet e GTA6/ Hakeri shqiptar që tronditi gjigantët e teknologjisë, Arion Kurtaj lirohet nga burgu

Moti i keq/ Rriten rezervave hidrike në Kaskadën e Drinit, niveli i ujit në Fierzë arrin mbi 261 metra

Mori 4 plumba në trup/ Del nga operacioni nipi i “Sel Çamit”, në gjendje kritike për jetën

Aksident në aksin Fier-Levan, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi

Kush e vrau “Sel Çamin” në Fier? Shoqërohen në polici 3 persona, detajet

Shembet rruga në Tropojë, bllokohet aksi Bajram Curri–Cerrnicë nga reshjet e dendura





