Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Dorëheqja nuk negociohet!”/ Qytetarët 177 ditë protestë para Kryeministrisë, refuzojnë dialogun me Ramën... Aksident në aksin Fier-Levan, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi Aksident në afërsi të Morinës, një kamion del nga rruga Shqipëria me pabarazi më të ulët në të ardhura sesa disa nga vendet e zhvilluara evropiane Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve Atentati mafioz ndaj "Sel Çamit", policia ushtron kontrolle në shtëpinë "Ben Qimes" Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfun... Greva paralizon Belgjikën, anulohen qindra fluturime dhe ndërpritet transporti publik Rrëfim tronditës, Tyson Fury zbulon se vuan nga skizofrenia Fatura e shtrenjtë e mbrojtjes/ Si po e gëlltit ushtria buxhetin e Shqipërisë Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasi 11 të burgosur në Shqipëri me HIV/AIDS, Burgjet: Janë infektuar jashtë sistemit, trajtohen falas
AKTUALITET

Çollaku: Pa grupet kriminale, Rama humbet kontrollin e zgjedhjeve! Ata nxjerrin rezultatin

P
Piranjat23 November 2026, 19:17 · 2 min lexim
Çollaku: Pa grupet kriminale, Rama humbet kontrollin e zgjedhjeve! Ata

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar, situatën politike në vend dhe zgjedhjet e ardhshme vendore të 9 majit 2027.

I ftuar në emisionin “Task Force” në SYRI TV, Çollaku shprehu dyshime se zgjedhjet do të zhvillohen në këtë datë, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi interesin e Edi Ramës për të qëndruar në pushtet.

Sipas gazetarit, grupet kriminale përbëjnë infrastrukturën elektorale ku mbështetet Rama për të ruajtur pushtetin dhe për të kontrolluar rezultatin e zgjedhjeve.

“Por ka edhe diçka, ta mbyllim edhe këtë. Ka edhe një gjë, jemi duke shkuar të paktën teorikisht, unë nuk e besoj se do kemi zgjedhje me atë datë të nëntë majit. Jemi duke shkuar te zgjedhjet elektorale.

A mundet Edi Rama t’i mbajë për një sforcim dhe për një dëshirë ekstreme për të qëndruar këtu, për të mos shkuar te burgu dhe për të mbajtur pushtetin? Kush i duhet? Infrastruktura. Kush është? Këta pra, grupet kriminale që janë grupe elektorale, ashtu po.

 Dhe pa këta, këta mund t’ia gërryejnë, Erioni mund t’ia gërryejnë, Belinda mund t’ia gërryejnë kutinë e votimit. Dhe këta menaxhojnë dhe nxjerrin rezultatin. Largimi i këtyre, Rama shkon poshtë, ishte treni”,- tha Çollaku.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.