Romancë e re në showbiz/Aktorja e njohur dhe futbollisti nuk e fshehin më lidhjen

Një histori e re dashurie ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë në Turqi. Bëhet fjalë për aktoren Cemre Baysel dhe futbollistin e kombëtares turke, i cili aktivizohet te Beşiktaş, Emirhan Topçu. Dyshimet për një lidhje mes tyre u konfirmuan publikisht ditët e fundit, kur aktorja vendosi të fliste për herë të parë rreth kësaj romance.
“Ju kisha thënë se nëse do të ndodhte diçka, do ta shihnit ose do ta dëgjonit. Ja pra, sa bukur që e keni marrë vesh”, u shpreh Baysel, duke mos lënë më vend për dyshime.
Ndërkohë, çifti duket se ka vendosur të mos e mbajë më private marrëdhënien e tyre. Emirhan Topçu publikoi së fundmi fotografinë e parë me aktoren në rrjetet sociale, duke e shoqëruar postimin me një zemër të kuqe.
Baysel nuk qëndroi indiferente ndaj këtij gjesti, pasi e rishpërndau fotografinë në profilin e saj. Një veprim që u interpretua si një tjetër konfirmim i romancës së tyre, e cila tashmë është kthyer në një nga temat më të komentuara të showbiz-it turk.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Arbër Zeka tregon si u dashurua me Gresën: I kërkova numrin, por mezi pranonte të dilte me mua

Elsa Lila zbulon një detaj të pazakontë nga jeta private: Prej 24 vitesh nuk kam televizor në shtëpi

E papritur në BBVK 5/ Këngëtarja e njohur hyn sonte në shtëpi!

“Gati të luftoj kundër Rusisë!”/ Princi Harry: Do t’i rikthehesha ushtrisë për të mbrojtur Britaninë

"Me i puthë mundem edhe djemtë nuk është problem", Arlinda tregon se a ka pasur lidhje me ndonjë mashkull

“E ëndërroja prej 18 vitesh”, Vedati dhe Roela bëhen prindër të një djali

Pas arrestimit nga FBI, babai i Meghan Markle sërish në telashe, përballet me akuza të tjera edhe në Filipine

Plot 12 vite nga ndarja e Dr. Florit nga jeta, Miri dhe Landi prekin me dedikimet për mikun e tyre





