Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Si po e ndryshon krimi i organizuar shqiptar trafikun e kokainës në Amerikën Latine Emanuela humbi jetën duke shkuar në festë, e ëma kërkon mes lotësh nipërit e plagosur Një izraelit problematik dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion pas monopolit të IT-s në Tiranë? “Dorëheqja nuk negociohet!”/ Qytetarët 177 ditë protestë para Kryeministrisë, refuzojnë dialogun me Ramën... Aksident në aksin Fier-Levan, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi Aksident në afërsi të Morinës, një kamion del nga rruga Shqipëria me pabarazi më të ulët në të ardhura sesa disa nga vendet e zhvilluara evropiane Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve Atentati mafioz ndaj "Sel Çamit", policia ushtron kontrolle në shtëpinë "Ben Qimes" Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfun... Greva paralizon Belgjikën, anulohen qindra fluturime dhe ndërpritet transporti publik Rrëfim tronditës, Tyson Fury zbulon se vuan nga skizofrenia
BOTA

Tragjedia në Florida, djali 19-vjeçar i politikanit qëllohet për vdekje gjatë kampingut me miqtë, mister kush e tërhoqi këmbëzën

P
Piranjat23 November 2026, 20:17 · 3 min lexim
Tragjedia në Florida, djali 19-vjeçar i politikanit qëllohet

Një ngjarje tragjike ka tronditur një familje në Florida të Shteteve të Bashkuara, ku djali 19-vjeçar i një komisioneri të qarkut është qëlluar për vdekje gjatë një kampingu me miqtë.

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet dhe po kërkojnë ndihmën e publikut për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe identifikuar personin që qëlloi me armë.

Viktima është Carey Washington Vinson, i cili po kalonte mbrëmjen e së dielës me miqtë në zonën pranë lumit Blackwater. Sipas deklaratës së babait të tij, Joe Vinson, një plumb i qëlluar nga jashtë kampingut e goditi të riun ndërsa ndodhej brenda tendës.

Babai i viktimës, i cili së fundmi kishte marrë detyrën si komisioner i Distriktit 4 në qarkun Escambia, njoftoi lajmin përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale të hënën në mëngjes.

“Jemi të tronditur dhe zemërthyer për humbjen e djalit tonë të dashur”, shkroi ai, duke shtuar se nuk kishte detaje të tjera për të ndarë me publikun, për shkak se hetimet janë ende në zhvillim.

Zyra e Sherifit të qarkut Santa Rosa konfirmoi se po heton një të shtënë me pasojë vdekjen, të raportuar të dielën, më 22 nëntor, pranë lumit Blackwater. Sipas njoftimit zyrtar, policia mori një telefonatë në numrin e emergjencës 911 për të raportuar të shtënat me armë zjarri. Kur efektivët mbërritën në vendngjarje, gjetën një person me plagë arme zjarri në kokë, i cili u shpall i vdekur. Një zëdhënëse e sherifit konfirmoi për revistën “People” se viktima ishte Carey Washington Vinson.

“Hetuesit po vazhdojnë të kryejnë këqyrjen e vendngjarjes dhe po punojnë për të përcaktuar faktet që lidhen me këtë incident”, thuhet në deklaratën e policisë.

Autoritetet shtuan se informacione të tjera do të bëhen publike në momentin e duhur, ndërsa hetimet vijojnë. Deri tani, nuk është bërë e ditur se kush e qëlloi plumbin fatal dhe nëse bëhet fjalë për një të shtënë aksidentale apo një veprim të qëllimshëm.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.