Rrëfimi tronditës i kapitenit të Çekisë: Depresioni gati më ndërpreu karrierën

Mesfushori i West Hamit dhe kapiteni i Republikës Çeke, Tomas Soucek, ka zbuluar një periudhë shumë të vështirë të jetës së tij, gjatë së cilës kishte menduar edhe ta përfundonte karrierën si futbollist.
Në autobiografinë e tij “SUK”, 31-vjeçari rrëfen se për dy vjet vuajti nga pagjumësia, depresioni dhe frika për të ardhmen.
“Dy vite tmerri. Për një kohë të gjatë kisha turp të flisja për këtë. As prindërit e mi nuk e dinin se diçka e keqe po ndodhte, derisa vendosa ta shkruaja rrëfimin tim. Ishte diçka që më mundonte aq shumë, saqë mendova ta përfundoja karrierën”, ka shkruar Soucek.
Ai tregoi se shpesh shkonte në ndeshje pa bërë fare gjumë. “Për dy vjet luaja ndeshje pa mbyllur sy. Përpiqesha aq shumë të flija, sa përfundoja duke djersitur nga nervozizmi”, ka rrëfyer futbollisti çek, i cili pranoi se situata ishte bërë e papërballueshme.
Soucek kërkoi ndihmë nga specialistët dhe gradualisht arriti ta tejkalonte këtë periudhë.
Ai shpjegoi gjithashtu se festimi i tij karakteristik pas golave, duke imituar një helikopter, simbolizon ndjenjën e çlirimit dhe rikthimin e dashurisë për futbollin, të cilën për dy vite kishte ndier se po e humbiste.
Lexo edhe
SPORT
Maran lë 4 lojtarë në tribunë për ndeshjen me Finlandën, e pëson edhe risia e grumbullimit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Fabián Ruiz, 52 ndeshje pa humbje me Spanjën, vetëm pesë sfida larg rekordit botëror

Sadiku rikthehet për një lamtumirë speciale me tifozët shqiptarë

Pagat e lojtarëve, klubi i Ronaldos lë pas Real Madridin dhe Bayern Munich

Katër mungesa në listën e Shqipërisë ndaj Finlandës





