Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin “Mbahet në izolim të plotë”/ Avokati: Veliajt nuk i sigurohet dokumentacioni shëndetësor Bie masivi shkëmbor pranë Morinit. Kukës, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim Profesionet e lira kundër uljes së pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë: Do ta çojmë sërish në Kushtetuese... Meta: Jam kërcënuar për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese Zelensky i prerë nga Dublini: Nuk ka lëshime territoriale në Donbas, SHBA të ushtrojë presion mbi Moskën Meta gjobitet nga rregullatori britanik i medias për pasaktësi të përsëritura në të dhënat e WhatsApp Busin... Prokuroria lëshon urdhërarrest për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit Shkrumbohen 7 autobusë në Gjermani, dëme rreth 2 mln euro Shkëlqen në Turqi, por pret shpërthimin me Kombëtaren, Muçi shpresë sonte ndaj Finlandës “Jemi kamikazët tuaj”/ Përgjimi Balla-Rama-Suel Çela: Arrestoni kë themi ne, ju japim 9 deputetë!
SPORT

Pagat e lojtarëve, klubi i Ronaldos lë pas Real Madridin dhe Bayern Munich

P
Piranjat12 November 2026, 14:13 · 3 min lexim
Pagat e lojtarëve, klubi i Ronaldos lë pas Real Madridin dhe Bayern

Al-Nassr kryeson renditjen botërore të shpenzimeve për pagat e futbollistëve, me 292 milionë paundë në vit, duke lënë pas Real Madridin me 234milionë dhe Bayern Munih me 203 milionë paundë. Në nivel kampionatesh, Premier Lig mban vendin e parë me rreth 2 miliardë paundë në vit, e ndjekur nga Serie A dhe Bundesliga. 

Al-Nassr është klubi që shpenzon më shumë në botë për pagat e futbollistëve, me mbi 292 milionë paundë në vitin 2026/27. Real Madridi kryeson mes klubeve europiane, ndërsa Premier League dominon listën me gjashtë përfaqësues në dhjetëshen e parë. Në total, 738 klubet e përfshira në renditje shpenzojnë së bashku mbi 196 milionë paundë çdo javë.

Futbolli saudit po sfidon fuqinë financiare të gjigantëve europianë, të paktën sa u përket shpenzimeve për pagat e lojtarëve. Al-Nassr kryeson renditjen botërore për sezonin 2026/27, me një faturë prej 292 milionë paundësh në vit, ose rreth 5.62 milionë paundë në javë.

Klubi ku luan Cristiano Ronaldo ka një diferencë prej afro 58 milionë paundësh me Real Madridin, që mban vendin e dytë me 234 milionë paundë në vit. Në vendin e tretë pozicionohet Bayern Munih, me 203 milionë paundë, ndërsa Liverpooli dhe Arsenali plotësojnë pesëshen e parë.

Premier League dominon në dhjetëshen e parë me gjashtë skuadra. Përveç Liverpoolit dhe Arsenalit, në këtë listë janë Manchester City, Manchester United, Tottenham dhe Chelsea. Barcelona është klubi tjetër spanjoll në dhjetëshe, ndërsa psg përfaqëson Francën.

Në renditjen e përgjithshme, Al-Hilal është klubi i dytë saudit mes 15 skuadrave të para, me 129 milionë paundë në vit. Interi, Chelsea, Juventus dhe Aston Villa janë gjithashtu pjesë e kësaj liste.

Sa i përket kampionateve, Premier League është dukshëm përpara rivalëve. Të 20 klubet e saj shpenzojnë së bashku rreth 2 miliardë paundë në vit për pagat e futbollistëve, më shumë se dyfishi i shumës së La Ligës.

Serie A renditet e dyta me rreth 960 milionë paundë në vit, e ndjekur nga Bundesliga me 903 milionë. Liga saudite shpenzon afro 858 milionë paundë, duke kaluar La Ligën, e cila regjistron rreth 839 milionë. Në vendin e gjashtë është Ligue franceze me rreth 470 milionë paundë në vit.

Në renditjen e futbollistëve më të paguar në botë kryeson Cristiano Ronaldo, me rreth 226.3 milionë paundë të ardhura në vit, i ndjekur nga Lionel Messi me 109.4 milionë paundë dhe Kylian Mbappe me 75.4 milionë. Në vendin e katërt pozicionohet Erling Haaland me 64.1 milionë paundë, përpara Vinicius Junior, që përfiton 57.3 milionë. 

738 klubet e përfshira në renditjen globale shpenzojnë së bashku 196 milionë paundë në javë, ose mbi 10.2 miliardë paundë në vit. Në 46 prej tyre, fatura javore e pagave kalon një milion paundë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.