Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Rusia kërkon më shumë se Ukrainën”, Merz paralajmëron Evropën: Po përshkallëzon tensionet edhe brenda kufi... Ankimoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon Ilir Metën Media holandeze: Rama po keqpërdor arkitektët e huaj për të pastruar paratë e drogës Dyshohet se u futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Kate Middleton, dy ‘skifterë’ shqipt... BE-ja përgatitet për kërcënimin e ri kibernetik, kompjuterët kuantikë mund të thyejnë sistemet aktuale të s... Mjegull e ngrica në rrugë, vështirësohet lëvizja në aksin Bulqizë-Peshkopi Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në... Merr flakë makina në Vlorë/ Zjarri nisi nga një kosh mbeturinash, më pas… Bënë namin me grabitje në banesa në Spanjë, tre shqiptarët përfundojnë në burg Identifikimi elektronik në zgjedhje/ Logu: U përdorën si platforma patronazhimi dhe manipulimi nga PS Vrasja e dyfishtë/ Dyshime për atentat të mirëorganizuar - Autorët ngatërruan shënjestër, qëlluan mbi nipin... Flakët “përpijnë” një automjet gjatë natës në Vlorë, dyshohet se zjarri nisi nga koshat e mbeturinave...
BOTA

“Rusia kërkon më shumë se Ukrainën”, Merz paralajmëron Evropën: Po përshkallëzon tensionet edhe brenda kufijve tanë

P
Piranjat25 November 2026, 10:56 · 4 min lexim
“Rusia kërkon më shumë se Ukrainën”, Merz

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka paralajmëruar se ambiciet e Rusisë nuk përfundojnë me pushtimin e Ukrainës, duke bërë thirrje për forcimin e mbrojtjes evropiane dhe vijimin e mbështetjes ushtarake e financiare për Kievin.

Gjatë një fjalimi në Bundestag, në kuadër të debatit për buxhetin, Merz deklaroi se Moska ka objektiva më të gjera se kontrolli mbi Ukrainën dhe se vendet evropiane duhet ta marrin seriozisht këtë kërcënim. “Rusia e di saktësisht se çfarë dëshiron dhe Rusia dëshiron më shumë se Ukrainën”, u shpreh kancelari gjerman. Ai kritikoi gjithashtu ata që, sipas tij, nuk e kuptojnë natyrën e kërcënimit rus ose ndjekin axhenda në kundërshtim me vlerat e lirisë dhe demokracisë. Merz akuzoi Moskën për përshkallëzim të tensioneve në rajonin e Baltikut, Poloni, Detin e Zi dhe madje edhe në hapësirë. Sipas tij, veprimet ruse po krijojnë rreziqe edhe brenda kufijve evropianë dhe mund të kushtojnë jetë njerëzish.

“Po përshkallëzon tensionet në një shkallë të madhe, madje edhe brenda kufijve tanë, edhe me koston e jetëve njerëzore. Kjo është arsyeja pse ne, si evropianë, duhet të vendosim kufij të qartë për Rusinë”, deklaroi Merz. Duke iu referuar takimit të Aleancës së të Gatshmëve, të zhvilluar javën e kaluar në Berlin, kancelari gjerman tha se përfaqësuesit amerikanë ishin befasuar nga niveli i unitetit të vendeve evropiane për çështjen e Ukrainës. Sipas tij, kjo vendosmëri përbën një arsye për optimizëm të kujdesshëm lidhur me mundësinë e arritjes së një paqeje të qëndrueshme.

Merz theksoi se mbështetja për Kievin nuk duhet parë thjesht si ndihmë për një vend që ndodhet në luftë, por si një investim të drejtpërdrejtë në sigurinë e gjithë kontinentit. “Duke mbështetur Ukrainën, ne po mbështesim dhe mbrojmë veten”, tha ai, duke pranuar se rëndësia e kësaj mbështetjeje nuk është kuptuar ende plotësisht nga një pjesë e qytetarëve gjermanë. Në prag të samitit të Bashkimit Evropian, që nis të enjten, kancelari gjerman u ndal edhe te negociatat për buxhetin e ardhshëm evropian. Merz hodhi poshtë pretendimet se Gjermania i konsideron tepër të larta kontributet e saj financiare në BE, por nënvizoi nevojën për kontroll më të madh të shpenzimeve dhe përqendrim të fondeve në dy fusha kryesore: sigurinë dhe konkurrueshmërinë.

 

Sipas tij, vetëm përmes këtyre prioriteteve Evropa mund të shmangë rrezikun e shndërrimit në një aktor të varur nga vendimet e fuqive të tjera globale. Gjatë fjalimit, Merz pranoi gjithashtu se Gjermania ka neglizhuar për një kohë të gjatë çështje themelore, si mbrojtja, infrastruktura, demografia dhe ekonomia. Ai kërkoi që këto problematika të trajtohen pa vonesa. Në përfundim, kancelari theksoi se një buxhet i vetëm nuk mund të zgjidhë problemet e akumuluara ndër vite, por sipas tij, Gjermania ka nisur të ndryshojë drejtim, ndërsa treguesit ekonomikë po japin shenjat e para të përmirësimit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.