Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Këlliçi: Dhuna ndaj protestuesve dhe represioni i Ramës po fundosin Shqipërinë, e vetmja zgjidhje, largimi ... Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH hap dy tenderë të rinj me vlerë 53.4 milionë euro Zgjedhjet e vitit 2027, dy kandidatë sfidojnë Infantinon për fronin e FIFA-s Thatësira dhe probleme me furnizimin me ujë, Fixhi shpall gjendje katastrofe kombëtare për shkak të El Niño... Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe arrin vlerësimin 1.5 trilionë d... Deklaratë e përbashkët SHBA-Kinë-Rusi pas takimit të liderëve, çfarë u dakordësua për armët bërthamore, ene... Kosovë, shtyhet seanca ku pritej rishqyrtimi i Ligjit për Specialen Konflikti mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, një i arrestuar dhe një tjetër nën hetim, gjendet telefon n... Tabaku kundër aktit për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%. Rrogat e mesme me 30%! Asnjë pension nën 200 euro “Bashkëpunim me çdo forcë politike”/ Berisha zbulon kushtet e bashkimit opozitar: Të gjithë kundër Ramës, p... Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin vetëm 1 për qind të GDP...
POLITIKE

Këlliçi: Dhuna ndaj protestuesve dhe represioni i Ramës po fundosin Shqipërinë, e vetmja zgjidhje, largimi i tij

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po e çon Shqipërinë drejt regresit përmes korrupsionit

P
Piranjat19 November 2026, 13:42 · 2 min lexim
Këlliçi: Dhuna ndaj protestuesve dhe represioni i Ramës po

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po e çon Shqipërinë drejt regresit përmes korrupsionit, represionit dhe dhunës ndaj qytetarëve që protestojnë.

Duke iu referuar vlerësimeve të organizatës ndërkombëtare Ëorld Justice Project (ËJP), Këlliçi thekson se vendi ka humbur katër pozicione, ndërsa rendit si shqetësime cenimin e lirisë së tubimit, të drejtës së protestës dhe procesit të rregullt ligjor.

Nënkryetari i PD-së e cilëson situatën në vend dramatike dhe krizën të thellë, duke kërkuar largimin e Ramës dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të lira e të ndershme.

Postimi i plotë:

Shqipëria bën hapa pas për shkak të autokratit të korruptuar dhe represionit të tij kundër qytetarëve, djemve dhe vajzave të vendit. Këto vlerësime vinë nga organizata prestigjioze ndërkombëtare si ËJP (Ëord Justice Project).

Organizata ka ndjekur zhvillimet e fundit në vend ku dhuna e urdhëruar nga Edi Rama ndaj protestuesve ka qënë shtazarake. Dhe për këtë shkak, vendi ynë ka humbur 4 pozicione, për shkak të cënimit të lirisë për tubimet, të drejtës së protestës, procesin e drejtë ligjor dhe sigurinë e jetës.

Prej kohësh qëndrimet dhe vlerësimet ndërkombëtare ndaj Kryeministrit më të korruptuar në Europë kanë ndryshuar. Ai nuk është më politikani me atlete, por cilësohet si autokrat që manipulon zgjedhjet, që shkel të drejtat e njeriut që persekuton kritikët e kundërshtarët dhe është i përfshirë në afera të rënda korruptive dhe kriminale.

Realiteti në Shqipëri është dramatik dhe kriza është e thellë.

Kjo nuk mund të mbulohet me lobingje e blerje të mbështetjes. Edi Rama është i rrethuar ngado me kontestim.

Ka vetëm një zgjidhje, largimi i tij dhe hapja e rrugës për zgjedhje të lira e të ndershme.

Image

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.