Protestat studentore/ A i ka mbajtur Rama premtimet e vitit 2018?
Më shumë se dy javë protesta intensive në zemër të Shqipërisë. Mijëra studentë dhe qytetarë të zhg&e...
Më shumë se dy javë protesta intensive në zemër të Shqipërisë. Mijëra studentë dhe qytetarë të zhg&e...
Një javë më parë, kreu i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta, deno...
Pamjet e të miturve të përplasur me policinë, protestuesve të goditur me shkopinj gome dhe Erjon Vishkullit, i cili u plagos në sy...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Nga mesdita e kësaj të shtune, 31 tetor...
Dhjetëra anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike nga Vlora, Himara dhe Saranda janë nisur drejt Tiranës, ku sot ...
Vëmendja e politikës prej dy ditësh është rikthyer tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tashmë i burgosur me vendim t&e...
Pak javë më parë ju treguam skemën që ka nisur të aplikohet në masë nga ekzekutivi për të anashkaluar transpar...
Nga Anila Sulstarova Unë, Edi Rama, kërkoj falje publike. Kërkoj falje publike që pata më shumë nevojë ta shihja vendin ...
Shumë qytetarë i kanë mbështetur dhe shumë të tjerë mund të kenë shprehur bezdi dhe pakënaqësi kur kan&eu...
Nga Florjan Binaj Ky vit do të mbahet mend si viti i rënies së autokracive të Europës Lindore e Juglindore. Fillimisht Orbani, nje...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD mbështet plotësisht protestat studentore dhe ka qenë e pranishme në to që nga dita e parë, por nuk pretendon autorësinë e organizimit të tyre.
I ftuar në emisionin “ÇdoKënd” të gazetares Merita Haklaj në A2 CNN, Berisha tha se Partia Demokratike është pjesë e protestave që prej 1 qershorit, duke theksuar se gjatë muajve të verës anëtarët e saj morën pjesë në tubime pa përdorur simbolet politike, për të respektuar karakterin qytetar të lëvizjes.
“Partia Demokratike është në protestë që në datën 1 qershor, por dua të sqaroj një gjë. Vera që kaloi u karakterizua nga protesta më e madhe qytetare në historinë e vendit. Në këto rrethana, partia e protestës, nëna e protestës në Shqipëri, u përshtat dhe respektoi karakterin qytetar. Morën pjesë me qindra mijëra anëtarë të PD-së çdo natë, pa simbolet e saj. Vendosi të respektonte frymën dhe karakterin qytetar”, deklaroi Berisha.
Duke u ndalur te protesta e studentëve, kreu demokrat tha se thirrja fillestare erdhi nga Sindikata e Universiteteve, e cila organizoi tubimin e 13 tetorit përpara Ministrisë së Arsimit.
Ai theksoi se strukturat rinore të PD-së iu përgjigjën kësaj thirrjeje, ndërsa kundërshtoi përpjekjet për t'ia atribuuar organizimin e protestës një force të caktuar politike.
“Sa i përket protestës së studentëve, po përpiqen shumë për autorësi, por e vërteta është se protesta u thirr nga Sindikata e Universiteteve, më 13 tetor, te Ministria e Arsimit. Analizat e rreme janë të neveritshme. Thirrjes për protestë iu përgjigj Forumi Rinor i Partisë Demokratike, dega e universiteteve. Kështu që, në datën 13 në protestë ishin me qindra anëtarë të strukturave të PD-së, por edhe grupe pa lidhje me Forumin”, u shpreh ai.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si autoritetet reaguan ndaj protestuesve në ditën e parë të mobilizimit studentor.
“Edi Rama u hodh kafshërisht mbi ta dhe mendoi se duke i shtypur egërsisht ditën e parë, do të shuhej zëri i tyre. Përkundrazi, ata thirrën sërish protestë. Ne jemi në mbështetje të revoltës studentore dhe në mbrojtje të tyre”, deklaroi kryetari i PD-së.
Në vijim, Berisha ritheksoi se pjesëmarrja e strukturave demokrate në tubime nuk nënkupton se Partia Demokratike qëndron pas organizimit të tyre.
“Partia Demokratike nuk pretendon të jetë organizatore e protestës, por kemi marrë pjesë që në minutën e parë. Strukturat tona në universitete dhe gjimnaze iu përgjigjën thirrjes për protestë, por nuk jemi organizatorë”, theksoi ai.
Kreu i opozitës shtoi gjithashtu se mbështetja për protestat studentore nuk kufizohet vetëm te Partia Demokratike.
“Janë të gjitha partitë aleate në mbështetje të protestës”, përfundoi Berisha.
Përjashtim në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese, e ka cilësuar kreu demokrat Sali Berisha, përjashtimin e tij me 10 ditë...
Zhvillimet politike dhe protestat në Shqipëri vijojnë të tërheqin vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Këtë her&...
Debati për ‘Territorialen’ që përfundoi në miratimin me 85 votat e socialistëve, ishte vetëm një ndër ata p&...
Partia e Lirisë u bën thirrje anëtarëve, mbështetësve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtar...
Gjatë fjalës së tij këtë pasdite, kryeministri Edi Rama njoftoi se duke nisur nga viti i ardhshëm, fëmijët do të q&...
Avokatja Adriana Kalaja ka bërë akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit për mënyrën se si janë trajtuar protes...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimin e protestës së studentëve dhe reagimin e Policisë së Shtetit, ku ngriti pikëpyetje mb...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar protestën e studentëve dhe përplasjet me Policinë e Shtetit, ndërsa foli për zhvillimin e protes...
Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka kritikuar paketën e re fiskale të qeveris...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, ku u disk...