Sherr mes disa të rinjve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër
Një konflikt i çastit mes disa personave ka degraduar në dhunë dhe përplasje fizike mes tyre, mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e “Ujit të Ftohtë” në

Një konflikt i çastit mes disa personave ka degraduar në dhunë dhe përplasje fizike mes tyre, mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Njëri prej personave ka pasur edhe një mjet prerës, thikë, gjatë konfliktit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe më pas ka qetësuar konfliktin. Njëri prej personave të përfshirë është larguar me vrap. Për ta ndaluar, policia ka qëlluar edhe me pistoletë në ajër, por ai nuk ka ndaluar.
Ndërkohë, ai është arrestuar nga efektivët disa metra më tutje. Ndërkohë, të gjitha palët e përfshira janë shoqëruar në polici. Bëhet e ditur gjithashtu se, nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.
Lexo edhe
AKTUALITET
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit

FOTOLAJM/ Forca të shumta policie, molotov, gurë e ujë me presion! Revolta e studentëve nuk ndalet, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

“Më mbajtën peng në ‘shtëpi bari’”, 28-vjeçari shqiptar nuk bind Gjykatën Britanike! E “fundosi” ish-e fejuara

Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit

Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia

Zbardhet shkaku i zjarrit që la disa të lënduar në Lezhë, shoqërohet në polici pronari i banesës

Tensionohet sërish situata/ Protestuesit rikthehen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia thirrje: Largohuni ose do të vendosim gjob...

Ishin vendosur ‘bllokadë’ përballë protestuesve te parku “Rinia”, tërhiqen forcat e policisë





