Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina
SPORT

Shoqata e futbollistëve zgjedh formacionin e vitit, “Topi i Artë” mbetet jashtë

Shoqata e futbollistëve profesionistë ka përzgjedhur formacionin më të mirë të vitit

P
Piranjat10 November 2026, 13:45 · 3 min lexim
Shoqata e futbollistëve zgjedh formacionin e vitit, “Topi i

Shoqata e futbollistëve profesionistë ka përzgjedhur formacionin më të mirë të vitit. Surpriza më e madhe është mungesa e Herri Kejn, i cili pavarësisht fitimit të Topit të Artë, nuk arriti të bindë kolegët për një vend në formacionin ideal. Ndërkaq, Lionel Messi rikthehet në këtë skuadër pas tre vitesh, duke regjistruar përzgjedhjen e 18-të në karrierën e tij,  duke vendosur një rekord historik.

Futbollistët profesionistë kanë zgjedhur më të mirët e vitit 2026. Formacioni ideal është përcaktuar nga votat e 26.317 futbollistëve profesionistë nga 75 vende të botës, duke mbetur një prej vlerësimeve më të veçanta në futboll, pasi vendoset nga vetë sportistët.

Lionel Messi është rikthyer pas mungesës në dy edicionet e fundit, duke e çuar në 18 numrin e përzgjedhjeve në formacionin më të mirë të vitit. Argjentinasi, i cili për herë të parë u përfshi në këtë skuadër në vitin 2007, vazhdon të jetë futbollisti me më shumë paraqitje në historinë e çmimit.

Në sulm, ai shoqërohet nga Erling Haaland, Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal. Talenti spanjoll bëhet lojtari i parë që përzgjidhet dy herë në formacionin ideal te futbollistëve përpara se të mbushë 20 vjeç.

Në portë është përzgjedhur David Raya, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Pau Cubarsi, Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes. Sakaq, mesfusha plotësohet nga Bellingham, Rodri dhe Vitinja.

Por, përzgjedhja e këtij viti sjell edhe një mungesë të madhe. Herri Kejn, fituesi i Topit të Artë dhe një prej sulmuesve më të spikatur të sezonit, nuk është përfshirë në formacionin ideal. Anglezi ishte pjesë e listës së 26 kandidatëve, por nuk mori votat e mjaftueshme për të siguruar një vend mes më të mirëve. Kane përfundoi me 27.6% të votave në kategorinë e sulmuesve, pas Haaland, Mbappe, Messit dhe Yamal.

Mungesa e tij është historike, pasi për herë të parë që nga krijimi i shoqatës në vitin 2005, fituesi i Topit të Artë nuk përfshihet në formacionin e vitit.

Jashtë skuadrës mbetet gjithashtu Cristiano Ronaldo, i cili ishte pjesë e listës së kandidatëve, por nuk arriti të fitonte votat e nevojshme. Michael Olise, Khvicha Kvaratskhelia, Virgil van Dijk, Ëilliam Saliba dhe Gabriel janë gjithashtu disa nga emrat që nuk u përfshinë në 11-shen përfundimtare.

11 MË TË MIRËT E VITIT/ Shoqata e futbollistëve zgjedh

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.