Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
"Jam i mbrojtur me shtet! Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë," Detaje nga dosja ‘Çopja-Çela’/... Një vajze i bie të fikët! Kaos te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”! Policia bën shoqërime të dhunshme... Tensione në protestë! Policia shtyn qytetarët te Kryeministria. Efektivët shoqërojnë disa zonja, ndërhyjnë ... Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi “Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në prote... Alarm për ndotjen në Laprakë/ Banorët denoncojnë tymin që del nga oxhaku i fabrikës “Edil Centro” EMRI/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkat... 28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve “Rama përdor patronazhistët si kamzhik ndaj qytetarëve dhe bizneseve”/ Bylykbashi: Kontrollet selektive dhe...
AKTUALITET

Shoqata e Prokurorëve kundër kufizimeve për publikimin e akteve, kërkohet rishikimi i ndryshimeve në Kodin Penal

P
Piranjat17 November 2026, 20:56 · 3 min lexim
Shoqata e Prokurorëve kundër kufizimeve për publikimin e akteve,

Shoqata e Prokurorëve ka kërkuar rishikimin e ndryshimeve të propozuara në nenet 103 dhe 279 të Kodit të Procedurës Penale, të cilat lidhen me sekretin hetimor dhe publikimin e akteve. Sipas një statusi të bërë publik, Shoqata vlerëson se ndalimi i publikimit të dokumenteve deri në një vit pas pushimit të procedimit mund të kufizojë lirinë e shprehjes dhe të drejtën e publikut për informim.

Njëkohësisht, kërkohet rishikimi i detyrimit që gazetarët të marrin paraprakisht leje nga gjykata për publikimin e dokumenteve, si dhe i kufizimeve për komunikimin e prokurorisë me publikun. Sipas Shoqatës, kufizimet duhet të jenë të qarta, të kenë afate të përcaktuara dhe të zbatohen vetëm kur ekziston një rrezik konkret për hetimin ose të drejtat e personave të përfshirë.

Statusi:

Ndryshimet e propozuara në nenet 103 dhe 279 të Kodit të Procedurës Penale kërkojnë një vlerësim të kujdesshëm të ekuilibrit ndërmjet mbrojtjes së sekretit hetimor, lirisë së shprehjes dhe së drejtës së publikut për t’u informuar.

Sekreti hetimor mbron provat dhe veprimet hetimore që ende nuk janë kryer. Ndryshimet e propozuara në nenet 103 dhe 279 të Kodit të Procedurës Penale ngrenë pyetjen se deri ku duhet të shkojnë kufizimet e publikimit, sidomos kur aktet nuk mbrohen më nga ky sekret.

Projektligji parashikon që ndalimi i publikimit të akteve mund të zgjasë deri në një vit pas pushimit të procedimit. Gazetari që zotëron një dokument të cilit i zbatohen kufizimet duhet të marrë leje nga gjykata përpara publikimit. Mirëpo, pa kritere dhe pa një afat të qartë për vendimmarrjen, pritja mund ta vonojë raportimin pikërisht kur informacioni ka më shumë rëndësi për debatin publik.

Propozimet prekin edhe komunikimin e prokurorisë me publikun. Për publikimin e akteve të veçanta që prokurori çmon se duhen bërë publike me vendim të arsyetuar, projektligji shton si kusht pëlqimin e të pandehurit.

Shoqata e Prokurorëve kërkon heqjen e ndalimit deri në një vit pas pushimit ose përcaktimin e kritereve të qarta për zbatimin e tij. Kur arsyet e pushimit kanë interes publik, një vendim i anonimizuar mund t’i bëjë ato të kuptueshme duke mbrojtur identitetin e viktimave, të miturve dhe të dhënat e tjera të ndjeshme.

Gjithashtu, kërkojmë rishikimin e lejes paraprake për gazetarët dhe median dhe të kufizimeve mbi komunikimin e prokurorisë me publikun. Çdo kufizim duhet t’i përgjigjet një rreziku konkret dhe të zgjasë vetëm për aq kohë sa është i nevojshëm.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.