Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
"Jam i mbrojtur me shtet! Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë," Detaje nga dosja ‘Çopja-Çela’/... Një vajze i bie të fikët! Kaos te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”! Policia bën shoqërime të dhunshme... Tensione në protestë! Policia shtyn qytetarët te Kryeministria. Efektivët shoqërojnë disa zonja, ndërhyjnë ... Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi “Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në prote... Alarm për ndotjen në Laprakë/ Banorët denoncojnë tymin që del nga oxhaku i fabrikës “Edil Centro” EMRI/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkat... 28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve “Rama përdor patronazhistët si kamzhik ndaj qytetarëve dhe bizneseve”/ Bylykbashi: Kontrollet selektive dhe...
AKTUALITET

Ky është 'Visi i Peqinit'/ Eskobari shqiptar që çoi në Europë tonelata me kokainë. Eurot i groposi tek ullinjtë

P
Piranjat17 November 2026, 20:40 · 5 min lexim
Ky është 'Visi i Peqinit'/ Eskobari shqiptar që

Përmes mijëra mesazheve në aplikacionin e enkriptuar “Sky”, prokuroria e posaçme SPAK, ka mundur të zbulojë një seri fotografish, jo vetëm të sasive të drogës, fitimeve maramendëse në euro, flotën e avionëve por edhe fotografitë e disa prej trafikantëve kryesorë të trafikut të drogës. Një pjesë e mirë e këtyre fotografive është kthyer në çelësin kryesor për të identifikuar kodin “Sky” të përdoruesve, duke çuar në zbulimin e tyre mjaft lehtë nga ana e oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme.

Ky që shihni në këtë foto është Ervis Çela ose siç njihet ndryshe tashmë si “Visi i Peqinit”, i cili mes shume bisedave që bën me Franc Gergely dhe Julian alias Fadil Balla, i dërgon foton e tij personale, duke çuar në identifikimin e menjëhershëm të tij. Kjo ka sjellë më pas ndjekjen e detajeve të identifikimit si data ditëlindjesh, foto pasaporte, pamje të bizneseve të njohura që po ndërtonin në Shqipëri, duke çuar në zbulimin e mëtejshëm të personave të tjerë, të cilët ishin pjesë e këtij trafiku ndërkombëtar të drogës.

Fadil Balla, i njohur edhe me identitetin Julian Balla dhe nofkën "Shijaksi", është shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK që prej gushtit 2025, si i dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave.

Së fundmi, në nëntor 2026, SPAK e ka dërguar dosjen e tij dhe të organizatës kriminale për gjykim.

Një prej personave të dyshuar nga SPAK si pjesë e kartelit shqiptar të drogës Ervis Çela, jetonte në Paraguai, nga ku sasi të jashtëzakonshme droge niseshin drejt vendeve të BE-së.

“Më datë 15.10.2020, në orën 01:57:25, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij që jeton në Paraguai, Ardjan Çela, me të cilin kryen një bisedë e cila dyshohet se ka të bëjë me përfitimet financiare nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Ervisi, e vë në dijeni Ardjanin se shtetasi Franc Gergely do të dorëzojë në Shqipëri një shumë e cila dyshohet se është 1 milion euro.

Sipas Ervisit, Franci jo vetëm ka shlyer të gjitha detyrimet, por ka kredituar një shumë prej 2 milion dollarë.

Ervisi gjithashtu e informon vëllain e tij në lidhje me shtetasin Fadil Balla, të cilit i referohet me emrin “Jul” (emri i mëparshëm i Fadil Ballës), se ky i fundit ka akumuluar një detyrim financiar shumë të lartë që arrin vlerën prej 7 milion e 373 mijë euro.

Kjo shumë dyshohet se lidhet drejtpërdrejt me trafikimin e lëndëve narkotike.

Nisur nga detyrimi financiar i Fadil Ballës, Ervisi është shumë pranë vendimit për të mos e furnizuar Fadilin më me lëndë narkotike.

Gjatë bisedës, Ervisi pyet vëllain e tij nëse shuma prej 20 milion, e cila dyshohet të jetë në monedhën dollarë, është e mjaftueshme për ta administruar në Paraguai.

Biseda e përftuar midis vëllezërve Çela është:
“Me kismet fundjavës t’kaloj 1 M në Shqipëri… I ka pagujt krejt ky… Ka 2M plus këtej… Po çon dhe lekë në Shqipëri’.”

Në dosje flitet për shuma të frikshme qarkullimi parash. Në një rast, mbi 1 milion euro janë dërguar në Peqin.

“…Në orën 10:39:46, Albin Çela komunikon me vëllain e tij Ervis Çela, të cilin e bën me dije se ka marrë një shumë të cilën ai e përshkruan si “1.160”, shumë e cila dyshohet se është 1 milion e 160 mijë euro, nga “shoku…”.

“…Solli 1.160 ky shoku. Ja kish dhonë në mes të rrugës… Ai çuni në TR…”.

Këtë shumë dyshohet se e ka transportuar nga Tirana në Peqin shtetasi Denis Daja.

Më tej, Ervis i përgjigjet vëllait të tij që këtë shumë të mos e shënojë si pagesë të shtetasit Fadil Balla, të cilit i referohet si “Shijaksi”.

Në orën 11:08:36, Franc Gergely komunikon me Ervis Çelën, të cilit i shkruan:
“..Ça bane…?” Mëngjes… I, 150,000 € ka dorëzu ti sot. Javës që vjen me kismet 1/1.2M tjera…”./syri

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.