Arrestohet efektivi i policisë në Kavajë për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj një punonjësi të Policisë së Kavajës, i dyshuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv gjatë ushtrimit të funksionit.
Në pranga është vënë punonjësi me inicialet A.C., i cili mbante detyrën e punonjësit të rolit bazë në Komisariatin e Policisë Kavajë. Masa e sigurisë është caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendim të datës 16 nëntor 2026, me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit.
Njoftimi:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë Durrës për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, datë 16.11.2026, për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj punonjësit të policisë me inicialet A.C., me detyrë punonjës i rolit bazë në Komisariatin e Policisë Kavajë.
Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Masa e sigurisë është caktuar mbi bazën e dyshimeve për përfshirjen e punonjësit të policisë në veprimtari të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës. Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar penale.
Lexo edhe
AKTUALITET
"Jam i mbrojtur me shtet! Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë," Detaje nga dosja ‘Çopja-Çela’/ Bënë 520 mln euro në 2 vite ...

Një vajze i bie të fikët! Kaos te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”! Policia bën shoqërime të dhunshme

Katër shqiptarë nga Maqedonia e Veriut në pranga për planin terrorist në Greqi, dyshohet për përfshirjen e iranianëve

Gruaja shqiptare me burrin arrestohen me 4 kg kokainë. I “bënë gropën” vetes në autostradë!

Bënë “namin” duke vjedhur vegla pune, arrestohen tre shqiptarë në Mal të Zi. Materialet do i transportonin drejt Shqipërisë

EMRI/ U arratis me pranga nga varrimi i të vëllait, ekstradohet shqiptari

Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit socialist Eduard Ndreca

“Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë





