Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet Pelegrinazhi për 156 ushtarë serbë në Shkodër nxit reagime, Dom Nikë Ukgjini kundërshton vizitën Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë! Arrestohet ish-vjehrra e viktimës, në pranga edhe disa të afërm të tjerë t...
SHOWBIZ

“13 kilogramë më pak në vetëm 8 ditë”, Xhuli tregon ndryshimet në trup pas lindjes së binjakëve

P
Piranjat 8 October 2026, 22:58 · 2 min lexim
“13 kilogramë më pak në vetëm 8 ditë”,

Vetëm pak ditë pasi u bë nënë e dy binjakëve, Juliana Nura ka ndarë me ndjekësit një tjetër detaj nga jeta e saj pas lindjes, këtë herë duke folur për ndryshimet fizike që ka vënë re në trupin e saj.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka zgjedhur të dokumentojë hap pas hapi ditët e para me foshnjat, ndërsa përmes një postimi në Instagram Story ka treguar edhe sa peshë pretendon se ka humbur që nga lindja.

Sipas Julianës, në vetëm tetë ditë ajo ka parë një rënie prej 13 kilogramësh në peshë.

Ajo ka ndarë edhe disa nga faktorët që, sipas saj, kanë ndikuar në këtë ndryshim. Ndër to ka përmendur konsumimin e afërsisht tre litrave ujë në ditë, si dhe ushqyerjen me gji të dy fëmijëve. Juliana ka treguar se gjatë një dite mund të nxjerrë deri në 1.2 litra qumësht gjiri, duke e lidhur këtë proces edhe me humbjen e peshës së saj pas lindjes.

Për Julianën, kjo periudhë ka qenë një ndryshim i madh në jetën e saj. Pas muajsh që ndau publikisht rrugëtimin drejt mëmësisë, tashmë ajo po përjeton ditët e para me binjakët dhe po i ndan ato me ndjekësit e saj.

Ajo kishte bërë të ditur më herët se kishte zgjedhur IVF-në për t’u bërë nënë, ndërsa pas lindjes e ka përshkruar ardhjen e binjakëve si një përvojë jashtëzakonisht të vështirë, por njëkohësisht ndër më të bukurat që ka përjetuar.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.