Mbiemri sekret i fëmijëve të Princit William dhe Kate Middleton, zbulohet arsyeja pse në shkollë quhen ndryshe

George, Charlotte dhe Louis, fëmijët e Princit William dhe Kate Middleton, nuk përdorin gjithmonë mbiemrin e tyre zyrtar në jetën e përditshme. Në shkollë, ata janë njohur me mbiemra që lidhen me titullin e babait të tyre.
Deri në vitin 2022, kur William dhe Kate ishin Duka dhe Dukesha e Cambridge, fëmijët përdornin mbiemrin Cambridge. Pas ngjitjes në fron të Charles III, William u bë Princ i Uellsit dhe fëmijët nisën të përdorin mbiemrin Wales në shkollë dhe gjatë aktiviteteve sportive.
Pavarësisht statusit të tyre, në ambientet shkollore George, Charlotte dhe Louis nuk thirren me titujt “Princ” apo “Princeshë” dhe as me titullin “Lartësia e Tij/Saj Mbretërore”. Ata përdorin thjesht mbiemrin, njësoj si nxënësit e tjerë.
George, i cili ka nisur shkollën në kolegjin prestigjioz “Eton”, nuk do të ketë trajtim të veçantë për shkak të statusit të tij. Në shkollën e mëparshme, shokët e quanin “PG”, shkurtim i “Prince George”.
Kjo mënyrë përdorimi e mbiemrave nuk është e re në familjen mbretërore. Edhe William dhe Harry përdornin mbiemrin Wales gjatë viteve të shkollës, sipas titullit të babait të tyre, ndërsa mbiemri zyrtar i familjes është Mountbatten-Windsor.
Edhe fëmijët e Harry-t dhe Meghan, Archie dhe Lilibet, kanë mbiemrin zyrtar Mountbatten-Windsor, por në shkollë përdorin Sussex, sipas titullit të babait të tyre.
Lexo edhe
SHOWBIZ
82 vjeç dhe në super formë, aktorja e “Sulejmani i Madhërishëm” zbulon sekretet e bukurisë

Psikologia Anxhela Peza: Dyshoj që Gent Hoxha të jetë abuzuar, ishte shumë i ri

Çfarë i ndodh Françeska Muratit në rrugë? Ish-banorja tregon incidentin e frikshëm: Desh ika në botën tjetër

Dikur djalë “i lëvizshëm”/ Çfarë i tha Catherine Zeta Jones Michael Douglas që pranoi monogaminë?

Nuk u ngrit në këmbë për t’i dhënë dorën Brigitte Macron, aktorja Zendaya “kryqëzohet” nga fansat

Foto/ Më provokuese se kurrë, modelja shqiptare që zbuloi mesazhet me Vinicius dhe Benzeman i vendos sërish “flakën” rrjetit

“Gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë”/ Adioni emocionon Olën me urimin e ditëlindjes

U konsideruan si rivale me njëra-tjetrën/ Aktorja e njohur turke Tuba Büyüküstün thyen heshtjen pas deklaratës për raportin me Beren Saat...





