Komediani turk dënohet me 19 muaj burg për fyerje ndaj Erdoganit, përdori termin 'diktator' në një shfaqje humoristike

Një gjykatë në Stamboll ka dënuar me 19 muaj burg komedianin turk Deniz Goktas, pasi u shpall fajtor për “fyerje të presidentit” dhe “fyerje të vlerave fetare”. 32-vjeçari kishte qëndruar tre muaj në paraburgim dhe pas vendimit është liruar në pritje të apelit.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në proces, Göktas kundërshtoi akuzat dhe deklaroi se përdorimi i termit “diktator” në një shfaqje humoristike nuk përbën vepër penale. Ai argumentoi se bëhej fjalë për një përcaktim politik dhe se humori duhet të jetë i lirë nga censura dhe ndalimet.
Komediani u shpreh se një shfaqje politike ku nuk përmendet presidenti Recep Tayyip Erdogan nuk do të ishte në përputhje me realitetin politik të vendit. Goktas u shpall i pafajshëm për akuzën e lavdërimit të një krimi. Gjatë seancës, ai ruajti një qëndrim të qetë dhe herë pas here shkaktoi të qeshura në sallën e gjyqit me deklaratat e tij.
Pas vendimit, komediani tha se tre muajt e kaluar në paraburgim i ishin marrë nga jeta. Ai shtoi me ironi se, pasi kishte lënë duhanin, do të përpiqej t’i shtonte këta tre muaj në fund të jetës së tij. Deniz Göktas e nisi karrierën në skenën e stand-up-it në Stamboll në vitin 2019 dhe më pas ka performuar edhe në vende të ndryshme të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.
Lexo edhe
SHOWBIZ
A do të lidhej me ndonjë banor brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”? Amber: Më mirë t’i nxjerr vetë të palarat

“Nuk po e besoja çfarë po dëgjoja!”/ "Hyrrem" përballet me një situatë të pazakontë në hotel

“I dashuri i shoqes është homoseksual dhe më ngacmon mua!”/ Sekreti që shokoi Rina Balajn

Dua Lipa feston në dasmën familjare në Pejë, ndan momente nga festa shqiptare

"Kjo është e frikshme”, Eronita e Bleros shfaqet me lot në sy

Melania Trump flet për Barron: Ndoshta është i lumtur që unë të merrem me punët e mia

Ndahet nga jeta Luca Turi, fotoreporteri që dokumentoi eksodin e shqiptarëve me anijen “Vlora” në 1991

Gisele Bündchen i dha fund martesës me Tom Brady-n me vetëm tri fjalë





