Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV VIDEO/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në një familje Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë lekë, në pranga dy persona Tabaku paralajmëron skemën KAYO në Teknologjinë e Informacionit Spiropali reagon ashpër: “Jam si ato qenie mitologjike që po më preve një kokë, më dalin 7 të tjera”... Veliaj refuzon të shkojë në spitalin e Fierit për analizat para operacionit, kërkon vendim nga GJKKO Distafa: Një qytete është evropian, kur qytetari ka hapësirë për të jetuar Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ja për çfarë akuzohet
SHOWBIZ

Dikur djalë “i lëvizshëm”/ Çfarë i tha Catherine Zeta Jones Michael Douglas që pranoi monogaminë?

P
Piranjat 7 October 2026, 21:16 · 2 min lexim
Dikur djalë “i lëvizshëm”/ Çfarë i tha

Michael Douglas ka rrëfyer një nga momentet vendimtare në fillimet e lidhjes së tij me Catherine Zeta-Jones, duke zbuluar se aktorja i kërkoi të zgjidhte mes saj dhe marrëdhënieve të tjera që kishte në atë periudhë.

Në një intervistë për “The Sunday Times”, aktori amerikan tregoi se kur u njohën në vitin 1998, ai nuk ishte ende i përkushtuar vetëm ndaj një lidhjeje. Catherine, 25 vite më e re se ai, i bëri të qartë se nuk do të vazhdonte nëse marrëdhënia nuk do të ishte monogame.

Douglas kujton se reagimi i tij ishte i menjëhershëm. Ai telefonoi personat me të cilët po shoqërohej dhe u dha fund atyre historive.

“Atë mbrëmje telefonova disa persona me të cilët po takohesha dhe kaq ishte”, tregoi aktori.

Historia e tyre nisi në vitin 1998 dhe dy vite më vonë çifti kurorëzoi martesën. Edhe pse në vitin 2013 kaluan një periudhë ndarjeje, Douglas dhe Zeta-Jones u rikthyen bashkë dhe sot kanë dy fëmijë.

Në kujtimet e tij të reja, “One Helluva Ride”, aktori ka folur hapur edhe për jetën sentimentale dhe për imazhin e “playboy”-it që e ka shoqëruar prej dekadash. Douglas ka mohuar gjithashtu se rehabilitimi i tij në vitet ’90 lidhej me varësinë ndaj seksit, duke thënë se ky version ishte krijuar nga tabloidet.

Pas më shumë se dy dekadash martesë, aktori e përshkruan ende lidhjen me Catherine si të rëndësishme për të: “Kemi pasur problemet tona, por e dua shumë.”

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.