“Gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë”/ Adioni emocionon Olën me urimin e ditëlindjes

Ola po feston 24-vjetorin dhe një nga urimet më të veçanta ka ardhur pikërisht nga personi që i qëndron pranë në këtë kapitull të ri të jetës.
Adioni ka zgjedhur Instagramin për t’i dedikuar disa fjalë romantike partneres së tij, duke publikuar një foto ku shfaqen së bashku dhe duke e shoqëruar me një mesazh plot dashuri.
“Urime ditëlindjen, gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë. Të dua deri në frymëmarrjen time të fundit, princesha ime”, shkruan Adioni.
Historia e tyre e dashurisë nisi gjatë “Ferma VIP 3”, ku dyshja u afrua para syve të publikut. Por lidhja nuk mbeti vetëm brenda formatit televiziv. Pas përfundimit të aventurës në fermë, Ola dhe Adioni vendosën ta vazhdonin marrëdhënien edhe në jetën reale.
Madje, vetëm pak muaj më parë, çifti e zyrtarizoi edhe më tej lidhjen e tyre, duke u fejuar.
Kështu, 24-vjetori e gjen Olën pranë të fejuarit të saj, ndërsa historia që nisi mes kamerave duket se po shkruan kapituj të rinj edhe jashtë ekranit.

Lexo edhe
SHOWBIZ
U konsideruan si rivale me njëra-tjetrën/ Aktorja e njohur turke Tuba Büyüküstün thyen heshtjen pas deklaratës për raportin me Beren Saat...

“Erdhën edhe 200 veta pa ftesë”, Kushtrimi zbulon prapaskenat e dasmës me Aurorën

“Më lini të qetë!”/ Shakira dhe Piqué përplasen sërish në gjykatë, ja çfarë ndodhi

“Nuk jam unë k*rva!”/ Roza Lati e indinjuar me komentet fyese vjen me një mesazh të fortë në rrjetet sociale!

Kylie Jenner merr rolin e saj të parë të madh në aktrim në serialin e ri thriller të Hulu-t, që do të prodhohet nga Kim Kardashian





