Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përplasje mes dy makinave në aksin Qukës–Prrenjas, një person në spital U përjashtua nga Policia e Shtetit pas konflikteve me qytetarët/ Polici problematik rikthehet në detyrë dhe... Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ...
SHOWBIZ

"Do paraqitem nesër", zbardhet dëshmia e Adrian Hilës për policinë, kontaktohen edhe katër nga viktimat e identifikuara në videot intime

P
Piranjat 1 October 2026, 16:48 · 2 min lexim
"Do paraqitem nesër", zbardhet dëshmia e Adrian Hilës

Pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove intime në rrjetet sociale, kompozitori Adrian Hila ka bërë të ditur se do të paraqitet nesër në polici për të dhënë dëshminë e tij lidhur me rastin.

Hila aktualisht nuk ndodhet në Tiranë, ndaj ka deklaruar se do të bashkëpunojë me autoritetet sapo të rikthehet në kryeqytet. Sipas raportimit kompozitori pretendon se është edhe vetë viktimë e kësaj ngjarjeje. Ai ka deklaruar se materialet janë publikuar pa dijeninë e tij dhe se, sipas tij, pajisjet apo llogaritë e tij mund të jenë hakeruar.

Është shpallur në kërkim nga policia, Adi Hila reagon për herë të parë pas videove skandaloze: Jam i shokuar, më kanë hakuar
 Ndërkohë, hetimet e Policisë së Tiranës janë shtrirë edhe te persona të tjerë që shfaqen në materialet e publikuara. Siç raporton Top Channel, katër prej personazheve publike që janë identifikuar në videot e shpërndara janë kontaktuar gjithashtu nga Policia.

Dy prej tyre kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet dhe për të dhënë informacionet e nevojshme për zbardhjen e rastit.Ndërsa dy personat e tjerë, sipas raportimit, janë në gjendje të rënduar emocionale pas publikimit të materialeve dhe aktualisht nuk kanë qenë në gjendje të dëshmojnë.

Rasti po hetohet nga strukturat e Krimit Kibernetik, të cilat po punojnë për të përcaktuar burimin e materialeve, mënyrën se si janë siguruar ato dhe personat përgjegjës për publikimin dhe shpërndarjen e tyre.

Në këtë fazë, pretendimet për hakerim dhe mënyrën e marrjes së videove mbeten pjesë e hetimit, ndërsa pritet që dëshmia e Hilës dhe deklaratat e personave të tjerë të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.