Don Xhoni reagon pas polemikave në Maqedoninë e Veriut: S’ka qenë asnjë tendencë për provokim

Videoklipi i ri i Don Xhonit, “Sexy Mama”, ka shkaktuar reagime në Maqedoninë e Veriut, pasi disa nga skenat janë xhiruar brenda monumentit “Makedonium” në Krushevë, pjesë e trashëgimisë kulturore të mbrojtur.
Përplasjet rreth xhirimeve kanë nxitur debat në vend, ndërsa drejtori i Institucionit Kombëtar “Muzeu Historik – Krushevë”, Miha Oxhaklieski, ka dhënë dorëheqje. Pas reagimeve, Don Xhoni ka reaguar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, duke mohuar se videoklipi kishte për qëllim të provokonte apo të ofendonte.
“Sa për sqarim: as unë, as ekipi jem nuk kem pasë asni qëllim me provoku, me ofendu apo me ulë vlerën e asni vendi apo simboli”, ka shkruar reperi.
Sipas tij, lokacioni është përzgjedhur nga produksioni dhe ka qenë pjesë e skenarit artistik.
“Ai lokacion u kanë thjesht pjesë e skenarit edhe o zgjedh prej produksionit. Nuk ka pasë asni mesazh t’msheft, asni tendencë me provoku edhe asni qëllim tjetër përtej artit”, ka deklaruar Don Xhoni.
Reperi ka theksuar se projekti nuk kishte synim të krijonte polemika për të tërhequr vëmendje.

Lexo edhe
SHOWBIZ
Publikimi i videove intime, zv.ministrja e Brendshme: Shpërndarja e tyre është vepër penale, viktimat duhet të denoncojnë në polici

Videot intime të artisteve, Zhaklin Lekatari: Nuk mendoj që e ardhmja e Shqipërisë varet nga dhoma e gjumit e këtyre personazheve

“Kisha qejf të bëja farmaceutikën”, Heidi Baci zbulon ëndrrën që la pas për shkak të COVID-19

Ermal Mamaqi uron të birin për 13-vjetorin: Ti je suksesi më i madh

Videot intime që pushtuan rrjetin/ Revoltohet Ori Nebijaj: Çfarë perversiteti ordiner





