Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i Nvidia-s merr përmasa ndërkombëtare, në hetim rrjeti i kompanive që dyshohet se furnizonte Kinën... Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Nëntor 2026 Njihuni me parashikimin e yjeve për ditën e sotme Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave “Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë...
SHOWBIZ

“Familja ime!”/ Gjërat po bëhen gjithnjë e më serioze mes Brikenës dhe Mateos

P
Piranjat 6 October 2026, 16:15 · 2 min lexim
“Familja ime!”/ Gjërat po bëhen gjithnjë e më

Brikena Selmani duket se po e shijon një tjetër fazë të lidhjes me Mateo Borrit, teksa afrimi mes tyre tashmë duket se ka kaluar edhe në raportet me familjarët e njëri-tjetrit

Modelja ka ndarë së fundmi në Instagram një fotografi nga një ditë e kaluar me partnerin dhe familjen e tij. Ajo e ka shoqëruar postimin me fjalët “Perfect day with my family”, duke etiketuar Mateon dhe duke vendosur një zemër të kuqe.

Është pikërisht shprehja “familja ime” ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, pasi tregon nivelin e afrimit që Brikena duket se ka krijuar me njerëzit më të afërt të Mateos.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”, lidhja e dyshes ka kaluar disa momente të paqarta. Në qershor, Brikena deklaroi se marrëdhënia kishte përfunduar, por më vonë ata u afruan sërish dhe gjatë verës nisën të ndanin publikisht momente nga lidhja e tyre.

Edhe Mateo është shfaqur pranë familjes së Brikenës. Në fund të gushtit, ai mori pjesë në një ceremoni familjare të modeles, duke dhënë një tjetër sinjal për afrimin mes dy familjeve.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, çifti prezantoi edhe një tjetër “anëtar” të familjes së tyre. Bëhet fjalë për qenushin Diva, ardhjen e të cilit e ndanë publikisht në rrjetet sociale.

Postimi i fundit i Brikenës duket se sjell një tjetër dëshmi të afrimit të çiftit, këtë herë përmes raportit të saj me familjarët e Mateos.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.