Bledi Mane reagon pas sulmit me vezë nga protestuesit: Më goditën edhe me gur, më ndoqën rreth 30 persona

Gazetari Bledi Mane u rrethua dhe u sulmua me vezë një ditë më parë nga një grup protestuesish gjatë protestës së “Revolucionit Flamingo”, pranë Kuvendit. Në pamjet e incidentit, disa prej tyre dëgjohen duke e fyer dhe duke i thirrur “servili i Ramës”, ndërsa Mane i pyet: “Me mua çfarë keni?”.
Një ditë pas ngjarjes, gazetari ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku ka dhënë versionin e tij për atë që ndodhi. Mane thotë se, përveç vezëve, është goditur edhe me një gur të vogël në pjesën e pasme të kokës dhe se është ndjekur nga rreth 30 persona.
Reagimi i plotë:
Dje në datë 5 tetor 2026 rreth orës 16:00 duke ecur qetësisht në rrugën “Abdi Toptani” jam ndjekur nga një grup rreth 30 personash të ashtëquajtur “protestues të revolucionit flamingo” të cilët si fillim më kanë goditur me një vezë dhe një gur të vogël në pjesën e pasme të kokës. U detyrova të ndaloj e ti pyes “çfarë kishin me mua personalisht” por turma e agravuar filloi në kor të shante, të fyente e të kërcënonte në mënyrë të organizuar dhe histerike. U përballa me ta në çdo sekondë pa pasur frikë e pa ikur me vrap siç bën ndonjë politikan kur e sulmojnë pasi mbi mua nuk rëndon asnjë akuzë vrasjeje apo korrupsioni. Turma prej 30 personash mes të cilëve edhe minorenë, mes sharjeve dhe kërcënimeve me orientonte se si duhet te bëj gazetari dhe çfarë duhet të shkruaj e si duhet të flas në televizor.
Kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një gazetar rrethohet, kërcënohet dhe linçohet publikisht me arsyen e vetme pse kryen detyrën dhe pse shkruan e pse shpreh publikisht në mediumet kombëtare apo rrjetet sociale mendimet e tij. Natyrisht që asnjë individ e asnjë turmë sado e paguar nuk i ndalon dot kurrë gazetarët në misionin e tyre por po i bëj thirrje publike arlindqorrëve dhe goneshehajve të politikës të ndalojnë së paguari cilindo gangster rruge pasi me vezët që ata godasin nuk do marrin kurrë pushtetin e ëndërruar.
Falënderoj organizatat e gazetarëve, mediat e ndryshe, kolegët, miqtë e shumtë, policinë e shtetit dhe trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri që mu gjendën pranë dhe treguan solidaritet njerëzor. Njëkohësisht u jap kurajo gjithë gazetarëve e u them të vazhdojnë punën e tyre sepse pavarësisht decibelit të lartë klithmave të mos tremben në punën e tyre nga asnjë individ apo turmë e dëshpëruar dhe e paguar provizorisht!
Lexo edhe
SHOWBIZ
Don Xhoni së shpejti me dasmë? Fatmira Breçani zbulon çfarë i tha këngëtari

Këngëtari vdiq në klinikën private, kasaforta “famëkeqe” e Giorgos Mazonakis ishte bosh!

“Mos u bëj më e vlefshme duke ulur një tjetër”/ Efi Dhedhes “thumbon” Selin Bollatin pas debatit për videot intime?!

Zbardhet deklarata në polici e këngëtarit që u shfaq në videon intime me Adi Hilën

Konkurrenti i “Për’puthen” aksidentohet me motor





