Kanye West dyshohet se mori 20 milionë dollarë për koncertet e anuluara në Rusi

Reperi amerikan Kanye West dyshohet se ka përfituar rreth 20 milionë dollarë për dy koncerte në Shën Petersburg, të cilat u anuluan pak para mbajtjes së tyre.
Performancat ishin planifikuar për datat 10 dhe 11 tetor në “Gazprom Arena”, por organizatorët konfirmuan se ato nuk do të zhvilloheshin.
Sipas burimeve të cituara nga Kommersant, shuma prej 20 milionë dollarësh përfshinte edhe pagesat për ekipin e reperit, ndërsa kontrata thuhet se nuk parashikonte kthimin e parave në rast anulimi.
Megjithatë, Anna Subcheva, drejtuese e Agjencisë Say, i ka mohuar këto raportime, duke i cilësuar shifrat si “absolutisht të rreme” dhe duke këmbëngulur se humbjet e organizatorëve nuk kanë qenë të mëdha.
Ndërkohë, rimbursimi i biletave pritet të nisë më 12 tetor. Anulimi ka shkaktuar reagime te fansat, të cilët kanë ndërmarrë të paktën nëntë padi për kthimin e parave dhe kompensime shtesë.
Në një tjetër zhvillim, media e pavarur ruse Dozhd ka ngritur dyshime për rolin e Nadezhda Solovyovës, bashkëshortes së prezantuesit Vladimir Pozner, në anulimin e koncerteve.
Transmetuesi rus Dozhd pretendon se Nadezhda Solovyova dhe promotori Yevgeny Finkelshtein fillimisht tentuan të organizonin koncertet e Kanye West në Rusi, por oferta e tyre u tejkalua nga Agjencia Say.
Sipas medias, dyshimet janë se ata mund të kenë shfrytëzuar lidhjet e tyre të mundshme me Shërbimin e Dytë të FSB-së për të ndikuar në anulimin e koncerteve, pretendime që nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Lexo edhe
SHOWBIZ
“13 kilogramë më pak në vetëm 8 ditë”, Xhuli tregon ndryshimet në trup pas lindjes së binjakëve

Drake i jep fund thashethemeve për shtatzëninë e ish-të dashurës: Është e rreme

E pabesueshme, por e vërtetë: Sydney Sweeney dhe Marilyn Monroe kanë të njëjtin paraardhës

E përfshirë në videot, del mesazhi i vjetër i Blerina Matrakut për gruan e Adrian Hilës

“Është edhe një djalë nga Big-u i Kosovës”, këngëtari i njohur bën deklaratën e bujshme për videot e Adi Hilës: Kush është personazhi?...





