Pjesë e videove intime me Adi Hilën? Reagon Rozana Radi: Për këdo që tenton të dëmtojë emrin tim do të japë llogari përpara drejtësisë

Këngëtarja Rozana Radi ka reaguar publikisht pas qarkullimit masiv në rrjet të videove intime dhe aludimeve që kanë përfshirë emrat e disa personazheve të njohur të showbiz-it. Publikimi dhe shpërndarja e materialeve ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetime për identifikimin e burimeve dhe adresave që i kanë shpërndarë.
Radi reagoi duke mohuar se shfaqet në videot e publikuara dhe duke kërkuar që emri i saj të mos përfshihet në këtë histori.
“Theksoj qartë: unë nuk jam në asnjë prej videove të publikuara dhe nuk kam asnjë lidhje me videon që pretendohet.”
Radi paralajmëroi gjithashtu ndjekje ligjore: “Për këdo që tenton të dëmtojë emrin, imazhin apo reputacionin tim përmes shpifjeve dhe të pavërtetave, do të ketë kallëzim penal dhe do të japë llogari përpara drejtësisë.”
Këngëtarja u bëri thirrje gjithashtu qytetarëve të mos shpërndajnë materialet: “Mos shpërndani, mos amplifikoni dhe mos i jepni jetë diçkaje që prek dinjitetin dhe emrin e njerëzve pa asnjë të vërtetë pas saj.”
Radi e mbyll reagimin duke deklaruar se, nëse situata vazhdon, do të ndjekë “të gjitha procedurat ligjore” dhe se “nga ky moment, le të flasin faktet dhe drejtësia”.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Emri i saj u përfol si pjesë e videove intime të Adi Hilës/ Aurela Gaçe: Dinjitetin tim e kam shumë të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd t’a...

Fifi del me reagimin e fortë: E turpshme! Nuk kam pasur asnjë bashkëpunim me Adi Hilën

"Do paraqitem nesër", zbardhet dëshmia e Adrian Hilës për policinë, kontaktohen edhe katër nga viktimat e identifikuara në videot intime...

“Ju të showbiz-it keni hapur këmbët për…”/ Zhaku komenton videot intime të personazheve publikë

Shpërthen Milaim Zeka: Adi maniak! Duhet të jesh i sëmurë që të xhirosh mikeshat, të dashurat e tua me qëllim të caktuar

Pritjes i erdhi fundi! Xhuliana Nura sjell në jetë dy binjakët

“Për qejfin e vet kanë shkuar”/ Ermiona Lekbello reagon pas videove intime që pushtuan rrjetin: Mos i gjykoni femrat

Mbi 60 vite karrierë, por Robert De Niro ka një këshillë të thjeshtë për jetën: Bëje tani, mos prit dhe…





