Vesa Luma takohet me stërnipin e Skënderbeut në Kalabri: Kënaqësi shumë e veçantë

Artistja shqiptare Vesa Luma ka vizituar së fundmi tokën e arbëreshëve në Kalabri, ku është takuar me pasardhës të figurave të njohura të historisë dhe kulturës shqiptare. Gjatë vizitës, këngëtarja është takuar me Loris Castriota Skanderbegh, të cilin e prezanton si stërnip të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Nga takimi, Luma ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi në rrjetet sociale.Krahas imazhit, artistja ka shprehur emocionet për këtë takim dhe ka treguar se ka marrë edhe një dhuratë të veçantë nga familja e tij.
“Kënaqësi shumë e veçantë të takoj stërnipin e Skënderbeut, Loris Castriota Skanderbegh, i cili më nderoi me një dhuratë të çmuar, një dedikim nga familja e Gjergj Kastriotit, pasardhësit e drejtpërdrejtë – brezi i 15-të. Liani do ta ruajë me fanatizëm, si patriot i madh që është”, ka shkruar Luma.
Gjatë qëndrimit në Kalabri, Vesa Luma është takuar gjithashtu me Dmitri de Radën, nipin e shkrimtarit të njohur arbëresh, Jeronim de Radës. Edhe nga ky takim, artistja ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me një mesazh për lidhjen me komunitetin arbëresh.
“Gjaku ynë i shpërndarë, sot u takua sërish. Nder i veçantë ta takoj nipin e të madhit Jeronim de Rada, në tokën e arbëreshëve”, ka shkruar ajo.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Elijona “thyen” heshtjen, konfirmon ndarjen nga Klodi: Gjithmonë jam munduar të jem e përkushtuar

“Lutem të jem prezente në jetën e saj”, Anjeza Sanço tregon si ja rrëfeu vajzës 6 vjeçare të vërtetën e birësimit

Aktorja turke në Milano Fashion Week/ Hande Erçel vlerësohet nga kritika për veshjen më të rafinuar pas zgjedhjes së fustanit të bardhë...

“Mora fjalë” zhduket nga YouTube, Naim Gjoshi ndërmerr hapin e radhës për këngën ikonike

“E kritikova për Eurovisionin”, shokon Arta Bajrami: Sa të jetë Elhaida, nuk më pranohet kënga në Festival

Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

A do hynte në “Big Brother VIP”? Gazetarja: Qaj shumë, kam nevojë për prindërit

E mbani mend Hazall nga Fate të Kryqëzuara? Aktorja shkëlqen në tapetin e kuq me barkun e rrumbullakosur krah bashkëshortit





