Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kontrata teknologjie pa garë, Tabaku paralajmëron: Sistemi KAYO edhe tek AKSHI! Pa garanci të qarta për kon... “KLSH ka zbuluar se fonde të pashfrytëzuara ekzistojnë, ndërsa familjet ende presin”/ PD-Ramës: Ku kanë shk... EMRI/ U prezantua si zyrtar i lartë, i riu tenton ti zhvasë 1 milionë euro 54-vjeçarit në Tiranë Përmbytje masive në Francë/ Evakuohen 450 persona, mbyllen 130 shkolla Media italiane kronikë për “turizmin dentar” në Shqipëri/ Mbi 60 mijë italianë vijnë çdo vit, biznesi kap v... Hasi në harresë! Rruga e fshatit Fajzë në gjendje skandaloze, e mbushur me gropa dhe pellgje uji Lumenj parash për fundvitin/ ARRSH hap 180 milionë euro tendera në një ditë të vetme U godit me plumb gome në sy nga policia gjatë protestës së studentëve, prokuroria thërret për të dëshmuar E... Vodhi pensionet/ Ish-drejtoresha e Postës së Durrësit kërkon tjetër masë sigurie, gjykata vendos moskompete... VIDEO/ Avioni rrëzohet në autostradë në Meksikë dhe përfshihet nga flakët Kamberi: Vuçiç mund të bëjë zhurmë në kuvend, por nuk mund ta fusë në krizë institucionale Serbinë Kanabis xhelatinë nga Britania në Elbasan/ Detaje nga operacioni “Risia”, Flavio Islamaj braktisi automjeti...
AKTUALITET

Kontrata teknologjie pa garë, Tabaku paralajmëron: Sistemi KAYO edhe tek AKSHI! Pa garanci të qarta për konkurrencën dhe kontrollin e çmimeve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundërshtoi projektligjin që, sipas saj, do ta përjashtonte shoqërinë Albanian Digital Solution nga zbatimi i ligjit për prokurimin publik. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ajo paralajmëroi se mundësia për të negociuar kontrata pa garë do të krijonte monopol në tregun e teknologjisë së informacionit. Sipas Tabakut, […]

P
Piranjat20 November 2026, 12:48 · 2 min lexim
Kontrata teknologjie pa garë, Tabaku paralajmëron: Sistemi KAYO edhe

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundërshtoi projektligjin që, sipas saj, do ta përjashtonte shoqërinë Albanian Digital Solution nga zbatimi i ligjit për prokurimin publik.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ajo paralajmëroi se mundësia për të negociuar kontrata pa garë do të krijonte monopol në tregun e teknologjisë së informacionit.

Sipas Tabakut, projektligji i propozuar nga një deputete e Partisë Socialiste përmban vetëm një nen. Ajo tha se ndryshimi do t’i lejonte shoqërisë t’u drejtohej drejtpërdrejt prodhuesve të teknologjisë, në Shqipëri ose jashtë vendit, dhe të negocionte me ta pa zhvilluar garë.

«Pra, praktikisht, ky monopol do të nxjerrë nga tregu të gjithë operatorët e tjerë», tha Tabaku. Sipas saj, ndryshimi do të godiste bizneset që kanë investuar në këtë sektor, duke ua kufizuar mundësinë për të konkurruar për kontratat publike.

 


Albanian Digital Solution u themelua në prill të vitit 2026 si shoqëri aksionare. Tabaku e cilësoi një AKSHI të dytë dhe ngriti shqetësimin se struktura e saj mund të lejojë hyrjen e një aksioneri privat me deri në 49% të aksioneve, ndërsa shteti do të ruante shumicën prej 51%.

Deputetja e PD-së e krahasoi modelin me KAYO-n në sektorin e mbrojtjes. Ajo përmendi edhe hetimet e SPAK-ut kur kritikoi mënyrën se si, sipas saj, ka funksionuar deri tani tregu i kontratave publike të teknologjisë.

Tabaku e lidhi projektligjin edhe me procesin e integrimit europian. Sipas saj, përjashtimi nga prokurimi publik bie ndesh me rregullat e konkurrencës dhe me angazhimet e Shqipërisë në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.