Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kush është Colette Kress, CEO-ja e përkohshme e Nvidia-s që zëvendëson Jensen Huang? Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027 PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin “Mbahet në izolim të plotë”/ Avokati: Veliajt nuk i sigurohet dokumentacioni shëndetësor Bie masivi shkëmbor pranë Morinit. Kukës, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim Profesionet e lira kundër uljes së pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë: Do ta çojmë sërish në Kushtetuese... Meta: Jam kërcënuar për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese Zelensky i prerë nga Dublini: Nuk ka lëshime territoriale në Donbas, SHBA të ushtrojë presion mbi Moskën Meta gjobitet nga rregullatori britanik i medias për pasaktësi të përsëritura në të dhënat e WhatsApp Busin...
BOTA

Skandali me videot e fëm*jëve trondit Spanjën, qeveria kërkon pezullimin e TikTok-ut deri në zhdukjen e materialeve

Qeveria spanjolle i ka kërkuar platformës TikTok të pezullojë aktivitetin në Spanjë, deri në heqjen e plotë të materialeve që përmbajnë abuzim seksual ndaj fëmijëve, raportoi Reuters

P
Piranjat12 November 2026, 18:55 · 4 min lexim
Skandali me videot e fëm*jëve trondit Spanjën, qeveria

Qeveria spanjolle i ka kërkuar platformës TikTok të pezullojë aktivitetin në Spanjë, deri në heqjen e plotë të materialeve që përmbajnë abuzim seksual ndaj fëmijëve, raportoi Reuters.

Kërkesa vjen pas publikimit të një hetimi që zbuloi mijëra profile dhe përmbajtje të paligjshme në këtë rrjet social.

Ministrja spanjolle për Rininë dhe Fëmijët, Sira Rego, njoftoi se i ka kërkuar Agjencisë Spanjolle për Mbrojtjen e të Dhënave (AEPD) të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të platformës, si një masë urgjente për mbrojtjen e të miturve.

“Rrjetet sociale nuk mund të jenë një territor pa ligj”, deklaroi Rego, duke theksuar se platformat duhet të mbajnë përgjegjësi për përmbajtjet që publikohen dhe shpërndahen përmes tyre.

Vendimi vjen pas një hetimi të organizatës spanjolle të verifikimit të fakteve “Maldita.es“, e cila identifikoi 1,183 video dhe imazhe, që përmbanin materiale të abuzimit seksual ndaj fëmijëve.

Sipas hetimit, këto përmbajtje kishin marrë të paktën 48 milionë shikime.

Gjithashtu më shumë se 26 mijë profile kishin komentuar ose shpërndarë këto materiale, ndërsa hetimi evidentoi mijëra llogari që kërkonin, shkëmbenin ose reklamonin materiale të tilla.

Ministrja Rego u takua fillimisht me përfaqësuesit e organizatës “Maldita.es“ dhe më pas me përfaqësues të TikTok-ut, të cilëve u kërkoi të hiqnin të gjitha materialet e identifikuara, të bashkëpunonin me Prokurorinë dhe të paraqisnin një raport të verifikueshëm mbi masat e marra.

Sipas saj, platformës iu kërkua gjithashtu të shpjegonte pse kishte hequr vetëm pesë nga 50 videot e raportuara përmes kanaleve zyrtare të saj nga organizata “Maldita.es“ si dhe të paraqiste një plan konkret për të parandaluar raste të ngjashme.

Megjithatë, sipas Rego-s, TikTok-u u zotua të vazhdonte dialogun, pa marrë përsipër masa konkrete apo angazhime të qarta për zgjidhjen e problemit.

Ministria e ka përcjellë çështjen edhe në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar shqyrtimin e të gjitha masave të nevojshme për mbrojtjen e fëmijëve.

Ndërkohë, Agjencia Spanjolle për Mbrojtjen e të Dhënave, ka sqaruar se vendimi për pezullimin e platformës nuk i takon drejtpërdrejt qeverisë.

Ajo ka nisur shqyrtimin e çështjes, duke kërkuar nga “Maldita.es“, listën e lidhjeve me përmbajtjet e denoncuara dhe nga TikTok-u informacion mbi masat e marra për heqjen e tyre.

Agjencia ka bërë të ditur se, pas analizimit të materialeve dhe përgjigjes së platformës, mund të urdhërojë bllokimin e lidhjeve dhe përmbajtjeve konkrete që përbëjnë shkelje të të drejtave të të miturve.

Megjithatë, ajo nuk ka kompetencë të urdhërojë mbylljen e përgjithshme të TikTok-ut në Spanjë.

Çështja ka nxitur një debat më të gjerë në Evropë, mbi përgjegjësinë e platformave sociale për kontrollin e përmbajtjeve të paligjshme dhe mbrojtjen e fëmijëve në internet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.