Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tre muaj pa pagesën e ushqimit, praktikantët denoncojnë institucionet shtetërore EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është...
SOCIALE

‘Paketa e Maleve’ dëmton blegtorët në Maliq: Na u kufizuan kullotat dhe burimet e ujit

P
Piranjat21 April 2026, 16:10 · 2 min lexim
‘Paketa e Maleve’ dëmton blegtorët në Maliq: Na u

Teksa qeveria e trumbeton me të madhe paketën e maleve si një mundësi e mirë investimi, ndryshe mendojnë blegtorët e Pirgut në Maliq. Ata shprehen se zbatimi i paketës së maleve ka kufizuar kullotat për bagëtitë dhe burimet e ujit i ka bërë të pa arritshme për ta. Blegtorët kërkojnë ndihmë nga qeveria pasi për ta blegtoria është e vetmja mundësi jetese për familjet e tyre

Zbatimi i paketës së maleve ka shkaktuar probleme te banorët e fshatit Pirg në Bashkinë Maliq, të cilët po përjetojnë një situatë të vështirë për shkak të mungesës së kullotave dhe sigurimit të ujit për bagëtitë. Ata thonë se problemet janë shfaqur pas zbatimit të paketës së maleve, e cila sipas tyre ka kufizuar përdorimin e tokave që më parë i shfrytëzonin lirshëm.

Sipas blegtorëve, për vite me radhë këto zona që përdoreshin për kullota tashmë janë kufizuar  prej paketës së maleve dhe tani një pjesë e mirë e tyre është rrethuar dhe nuk mund të përdoret më.

Ata ngrenë shqetësimin se edhe burimet e ujit janë bërë të paarritshme, duke e vështirësuar kujdesin për bagëtitë.

Në mungesë të alternativave, ata detyrohen t’i çojnë bagëtitë në zona të papërshtatshme, si pranë lumenjve, duke rrezikuar edhe ndëshkime për shkelje të rregullave në fuqi.

Banorët e Pirgut shprehen se këto problematika kanë vite që ekzistojnë, por kohët e fundit janë thelluar edhe më shumë. Ata u bëjnë thirrje institucioneve për zgjidhje të menjëhershme, pasi në të kundërt mund të detyrohen të heqin dorë nga blegtoria si burim jetese.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.