Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara
SOCIALE

Shteti do vetëm “shefa”/ Rriten 18% në vitin 2025, pakësohen nëpunësit

P
Piranjat 3 July 2026, 09:14 · 3 min lexim
Shteti do vetëm “shefa”/ Rriten 18% në vitin 2025,

Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025, por duket se pjesa ma e madhe e rritjes ka ardhur nga pozicionet drejtuese. Sipas të dhënave të INSTAT, numri total i të punësuarve në shtet arriti në 185,386 persona, nga 182,430 një vit më parë, me një shtesë prej 2,956 punonjësish ose 1.6%.

Rritja më e fortë është regjistruar te kategoria “ligjvënës, nëpunës të lartë dhe drejtues”, e cila u zgjerua me 18% brenda një viti. Në vitin 2025, kjo kategori numëronte 24,244 të punësuar, nga 20,532 në 2024. Krahasuar me vitin 2021, numri i tyre është rritur me mbi 7,200 persona, ose 43%. Ndërkohë, specialistët, që mbeten grupi më i madh në administratën shtetërore, u rritën lehtë në 77,465 persona, nga 75,817 në vitin 2024. Ata përbëjnë rreth 42% të totalit te të punësuarve në sektorin shtetëror.

Në të kundërt, kategoria e teknikëve dhe ndihmës specialistëve ra me 7.3% në 2025, duke zbritur në 32,773 të punësuar. Rënie edhe më të fortë shënuan nëpunësit e thjeshtë, numri i të cilëve u ul në 11,465, nga 13,286 një vit më parë. Krahasuar me vitin 2021, kjo kategori është tkurrur me rreth 25%.

Të dhënat tregojnë një zhvendosje të strukturës së punësimit në shtet drejt pozicioneve drejtuese dhe profesioneve më të kualifikuara, ndërsa rolet mbështetëse dhe administrative të thjeshta po bien. Paralelisht, numri i punëtorëve u rrit në 39,439 në vitin 2025, niveli më i lartë i periudhës 2021-2025.

Të dhënat tregojnë se  administrate shtetërore është  bërë më “hierarkike”, duke u rritur numri i drejtuesve dhe i pozicioneve menaxheriale në raport me stafin mbështetës. Kjo shihet nga rritja e fortë e ligjvënësve, nëpunësve të lartë dhe drejtuesve (+18% në një vit), ndërsa teknikët dhe nëpunësit e thjeshtë kanë rënë.

Kjo zhvendosje po vjen edhe si pasojë e ristrukturimit të administratës, ku shumë detyra teknike ose administrative janë automatizuar apo janë kaluar në shërbime të digjitalizuara, duke dubluar vendet e thjeshta të punës me drejtues.

Mirëpo teksa digjitalizimi ka përparuar me shpejtësi në të gjitha drejtimet kjo po vjen më shumë kosto për qytetarët, pasi numri i punonjësve në sektorin shtetëror në vend që të ulët po shtohet viti. Duke qenë se shtesa po vjen për pozicionet drejtuese, kjo rëndon më shumë shpenzimet për paga që paguhen nga taksapaguesit./ Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.