Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Spiropali shpërthen ndaj Ramës: U sajua narrativa e puçit për të shmangur përgjegjësinë për Ballukun Denoncimi: Rruga e fshatit Degë në Tropojë në gjendje të degraduar! Institucionet asnjë masë  EMRI/ Dhunoi me grushte dhe bombol gazi gardianin në burgun e Burrelit, autori i dënuar për vrasje Zgjerimi/ DW: Pse disa vende të BE përdorin veton kundër anëtarësimit Kushtetuesja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Fitore, Gjykata ... Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një ne... Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë” Pasagjeri tentoi të hapte derën e kabinës, avioni me destinacion Çikagon bën ulje emergjente në Arizona (VI... “Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mba... Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërh... PD: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë
SOCIALE

Të rinjtë shqiptarë ndryshe nga ata të Kosovës/ Nuk e kanë problem virgjërinë, por duan partnerë fetarë

P
Piranjat13 October 2026, 10:41 · 2 min lexim
Të rinjtë shqiptarë ndryshe nga ata të Kosovës/ Nuk e

Të rinjtë në Shqipëri po ndryshojnë prioritetet në zgjedhjen e partnerit, duke i kushtuar më pak rëndësi virgjërisë, miratimit të familjes dhe nivelit arsimor, ndërsa besimi fetar dhe gjendja ekonomike kanë fituar më shumë peshë. Sipas anketave të Fondacionit Friedrich Ebert (FES), të publikuara në një grafik krahasues nga AlbanianStats, përqindja e të rinjve që e konsiderojnë virgjërinë të rëndësishme ose shumë të rëndësishme ka rënë nga 46% në vitin 2011 në vetëm 19% në vitin 2024.

Rënie është regjistruar edhe te miratimi i familjes, nga 73% në 60%, si dhe te niveli arsimor i partnerit, nga 77% në 64%. Në të kundërt, rëndësia e besimit fetar është rritur nga 17% në 27%, ndërsa gjendja ekonomike nga 41% në 44%, duke reflektuar ndryshimin e kritereve që të rinjtë shqiptarë vlerësojnë në një marrëdhënie.

Krahasimi me Kosovën nxjerr në pah dallime të dukshme. Në vitin 2024, virgjërinë e konsideronin të rëndësishme 56% e të rinjve kosovarë, kundrejt 19% në Shqipëri, ndërsa miratimi i familjes dhe besimi fetar arrinin përkatësisht në 80% dhe 79% në Kosovë, kundrejt 60% dhe 27% në Shqipëri. Edhe rëndësia e gjendjes ekonomike është rritur më shumë në Kosovë, nga 43% në 53%, ndërsa niveli arsimor mbetet një kriter i rëndësishëm në të dy vendet, pavarësisht rënies së peshës së tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.