Krizë për qershinë, fermerët e Mallakastrës: Kostot po shkatërrojnë prodhimin

Ky sezon nuk ka ardhur i mbarë për fermerët e Drenovës , një ndër zonat më të njohura për kultivimin e qershisë në Mallakastër. Ata njëzëri, ngrenë shqetësimin e rënies së ndjeshme të prodhimit dhe tharjes së pemëve , teksa theksojnë se ndodhen në këtë situatë për të tretin vit radhazi.
Sipas tyre prodhimi është shumë i dobët për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe ndryshimet klimatike , të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejtë në dëmtimin e kulturës duke bërë që nga një burim kryesor të ardhurash për banorët, qershia të kthehet në një kulturë gjithnjë e më pak fitimprurëse.
Banorët pohojnë gjithashtu se përveç klimës së paqëndrueshme, me ngrica në kohën e lulëzimit të pasuara nga temperatura të larta, edhe kostot e papërballueshme të mirëmbajtjes kanë rënduar edhe më shumë situatën. Ata theksojnë se prodhimi ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë familjare, pasi për shumë prej tyre qershia është i vetmi burim të ardhurash. Përballë kësaj situate, një pjesë e madhe e banorëve kanë nisur të heqin dorë nga kultivimi i qershisë , duke i prerë pemët për ti zëvendësuar me kultura më rezistente si ulliri.
Përballë kësaj situate ata kanë pohuar se nëse prodhimi do të vijojë me këto ritme, Drenova rrezikon të humbasë traditën e saj të njohur në kultivimin e qershisë.
Lexo edhe
SOCIALE
Shtohen rastet e gripit të syrit në Elbasan, Xhamuça: Vetëkurimi gabimi më i rëndë

Krerët e komuniteteve fetare bashkë për familjen: Mbetet institucioni themelor, bashkë kundër drafteve e ligjeve

Ajri, rreziku i padukshëm në Shqipëri

“Përplasje frontesh”/ Moti bën kthesën e papritur për fundjavë! Çfarë paralajmërojnë sinoptikanët

Fermerët e Kurjanit heqin dorë nga vreshtaria: Prodhonim 200 ton rrush në vit por nuk shitej, ra çmimi në 30 lek për kg

Analiza e BSH: Shtrenjtimi i naftës ka shtuar rreziqet për rritjen ekonomike

Fier, banorët e Frakullës ankohen për ndotjen nga përpunimi i mbetjeve urbane

Alarm nga inspektimet/ Spitale të amortizuara dhe mbetje nëpër korridore





