Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Praktikantët në institucionet shtetërore pa pagesën e ushqimit, denoncimi: Po mbyllet muaji i tretë dhe nuk... EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është...
SOCIALE

Shqiptarët, të dëbuarit e mëdhenj të Europës

P
Piranjat12 May 2026, 22:53 · 2 min lexim
Shqiptarët, të dëbuarit e mëdhenj të Europës

Rreth 12.4 mijë shqiptarëve u është refuzuar hyrja në një nga vendet e Bashkimit Europian në vitin 2025, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat.

Shtetasit shqiptarë janë të dytit në Europë për numrin e lartë të refuzimeve për hyrje, vetëm pas Ukrainës me 27 mijë refuzime, një vend ku qytetarët i ikin luftës dhe për më tepër ka rreth 40 banorë, shumë më tepër se 2.4 milionë banorë që kanë mbetur në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Eurostat, refuzimet më të mëdha për shtetasit shqiptarë ishin nga ajri (5,780), të ndjekur nga toka (5,500) dhe më pak nga deti (1,150).

Shtetet që na kanë refuzuar më shumë janë Italia (3220), e ndjekur nga Greqia (2670). Në vend të tretë është Kroacia me 1580 refuzime, e ndjekur nga Irlanda, me 1280 refuzime, 990 në Hungari, 775 në Gjermani, 225 në Slloveni, 125 në Holandë, 120 në Austri, 28 në Maltë.

Sipas Eurostat, në vitin 2025, 132,600 shtetasve të vendeve të treta iu refuzua hyrja në BE në një nga kufijtë e saj të jashtëm, me një rritje prej 7.1% krahasuar me vitin 2024.

Numri më i lartë i refuzimeve u regjistrua në Poloni (28,960, ose 21.8% e totalit të BE-së), pasuar nga Franca (12,210, ose 9.2%), Kroacia (12,090, ose 9.1%) dhe Spanja (10,610, ose 8.0%).

Në vitin 2025, numri më i lartë i shtetasve të vendeve të treta të cilëve iu refuzua hyrja në BE u regjistrua për ukrainasit (26,975), pasuar nga shqiptarët (12,430), moldavët (11,660), kolumbianët (6,565), turqit (5,635) dhe serbët (5,440), shumica prej tyre nga vende që ndajnë kufij tokësorë me BE-në.

Në nivel BE-je, numri më i lartë i refuzimeve të shtetasve shqiptarë u raportua në kufijtë ajrorë, ndërsa pjesa dërrmuese e refuzimeve për shtetasit ukrainas dhe moldavë u regjistrua në kufijtë tokësorë. (Monitor)

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.