Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Jam polic!”/ Zbardhet plagosja me thikë në Maliq, 30-vjeçari sulmoi i pari autorin, shpallet në kërkim... Mesazhi i fortë i Ambasadorit Wendt për rritjen e bizneseve amerikane: Të garantohet konkurenca, të investo... “Mali i Zi shumë pranë BE-së”, Von der Leyen vlerëson Shqipërinë, Costa zbulon arsyen e mungesës së Serbisë... 179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi!
SHOWBIZ

Sot nëna e saj do të festonte ditëlindjen, ish-banorja e “Big Brother”-it rrëqeth me dedikimin: Urime në parajsë mami jem

P
Piranjat25 November 2026, 21:03 · 2 min lexim
Sot nëna e saj do të festonte ditëlindjen, ish-banorja e

Influencuesja e njohur njëherazi dhe ish-finalistja e “BBVK4”, Elijona Binkaj ka dalë me një urim të ndjerë për ditëlindjen e mamasë së saj, për ditën e sotme më 25 nëntor, të cilën ndonëse nuk jeton më, prej më shumë se pesë vitesh, ajo ka mall për ta përqafuar qoftë edhe një herë të vetme në jetë.

 Duke sjellë në kujtesë ditët e lumtura të përjetuara me të, Elijona shkruan fjalë zemre për gruan që e solli në jetë, ndërsa rrëqeth me fjalët teksa shkruan se sado që vitet do kalojnë e nëna e saj nuk jeton më, ajo do të jetë gjithmonë Eli i vogël që do të kërkojë përqafimin e mamasë. 

“Urime ditëlindjen në parajsë Mami jem. 

Edhe një ditëlindje pa ty... Sa shumë do të doja ta festonim bashkë, të të përqafoja fort, të ta uroja ditëlindjen dhe të të kisha pranë, qoftë edhe vetëm për një moment...

Nuk ka ditë që nuk më mungon, por sot zemra më dhemb edhe më shumë. Më mungon zëri yt, përqafimi yt, këshillat tua dhe mënyra se si u kujdeseshe për mu. Sa herë që kam nevojë për ty, më dhemb fakti që nuk të kom pranë.

Sado që rritem e sado vite që kalojnë, do jem gjithmonë Eli e vogël që kërkon përqafimin e Mamit të saj. Shpresoj që prej atje lart po më sheh, të jesh krenare për mua dhe të na ruash gjithmonë.Më mungon më shumë se që mund ta shprehin fjalët...

Të dua përgjithmonë Mami.

Derisa të takohemi përsëri.”, shkruan Elijona krahas fotos ku ajo shfaqet e vogël e lumtur krah nënës së saj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.