Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës
POLITIKE

179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor

Protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka hyrë sot në ditën e saj të 179-të, ndërsa qytetarët vijojnë qëndresën në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë. Pas afro gjashtë muajsh protestash të përditshme, pjesëmarrësit shprehen të vendosur për të mos u tërhequr nga kërkesat e tyre, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te protesta mbarëkombëtare […]

P
Piranjat25 November 2026, 18:36 · 2 min lexim
179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët

Protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka hyrë sot në ditën e saj të 179-të, ndërsa qytetarët vijojnë qëndresën në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Pas afro gjashtë muajsh protestash të përditshme, pjesëmarrësit shprehen të vendosur për të mos u tërhequr nga kërkesat e tyre, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te protesta mbarëkombëtare e paralajmëruar për 28 nëntor, në Ditën e Pavarësisë.

Me vetëm tri ditë të mbetura nga protesta e paralajmëruar, qytetarët kanë intensifikuar thirrjet për mobilizim dhe pjesëmarrje sa më të gjerë.

Synimi i protestuesve është që reagimi qytetar të mos mbetet i kufizuar vetëm në kryeqytet, por të përfshijë qytetarë nga të gjitha trevat e vendit, pavarësisht bindjeve dhe përkatësive politike.

 

Protestuesit e konsiderojnë 28 nëntorin një moment të rëndësishëm për zgjerimin e lëvizjes së tyre, ndërsa kërkesa kryesore mbetet largimi i Edi Ramës dhe i qeverisë së tij.

Në ditën e 179-të të protestës, qytetarët ritheksojnë se qëndresa nuk do të përfundojë me tubimin e 28 nëntorit, por do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.