Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Jam polic!”/ Zbardhet plagosja me thikë në Maliq, 30-vjeçari sulmoi i pari autorin, shpallet në kërkim... Mesazhi i fortë i Ambasadorit Wendt për rritjen e bizneseve amerikane: Të garantohet konkurenca, të investo... “Mali i Zi shumë pranë BE-së”, Von der Leyen vlerëson Shqipërinë, Costa zbulon arsyen e mungesës së Serbisë... 179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi!
SHOWBIZ

Prezantuesja televizive humb jetën në një aksident tragjik, vetëm pak pasi festoi ditëlindjen

P
Piranjat25 November 2026, 21:13 · 3 min lexim
Prezantuesja televizive humb jetën në një aksident tragjik,

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Azerbajxhan, ku prezantuesja e njohur televizive Ada Suleyman, ka humbur jetën në moshën 31-vjeçare, pas një aksidenti tragjik automobilistik në kryeqytetin Baku.

Ajo ndërroi jetë vetëm pak orë pasi kishte festuar ditëlindjen në një restorant, në një mbrëmje që duhej të ishte një moment gëzimi dhe feste. Sipas raportimeve të mediave, Suleyman po udhëtonte me mikun e saj të afërt, Anar Karimov, kur vetura me të cilën po lëviznin u përplas me shpejtësi të madhe me një kamion. Përplasja ishte aq e fuqishme, saqë të dy humbën jetën në vendin e ngjarjes.

Ekipet e emergjencës që mbërritën në vendin e aksidentit u detyruan të përdornin pajisje speciale për t'i nxjerrë trupat e tyre nga automjeti i shkatërruar.

Detaje të tjera që kanë dalë pas ngjarjes e bëjnë edhe më të rëndë këtë tragjedi. Sipas mediave, Ada kishte rezervuar një shofer që do ta dërgonte në shtëpi pas përfundimit të festës. Megjithatë, miku i saj, Anar Karimov, kishte këmbëngulur që ta merrte vetë timonin dhe ta shoqëronte.

Rrethanat e sakta që çuan në përplasjen fatale ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht dhe autoritetet pritet të sqarojnë shkakun e aksidentit. Ndërkohë, familjarët e Karimov kanë reaguar ndaj pretendimeve që kanë qarkulluar pas ngjarjes, duke mohuar se ai kishte konsumuar alkool para se të ngiste veturën.Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar që përcakton nëse shpejtësia, ndonjë faktor tjetër apo një rrethanë e papritur ka ndikuar në aksident.Ada Suleyman ishte një figurë e njohur për publikun në Azerbajxhan.

Ajo punonte si prezantuese në televizionin ARB TV, ku drejtonte emisionin “Sən olsaydin”, përmes të cilit ishte bërë e njohur për shikuesit. Krahas angazhimit në televizion, ishte aktive edhe në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram, ku ndiqej nga më shumë se 40 mijë persona.

 Ajo që duhej të ishte një ditë e veçantë për prezantuesen 31-vjeçare, përfundoi në një tragjedi që i dha fund jetës së saj në mënyrë të papritur.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.