Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
"Jam i mbrojtur me shtet! Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë," Detaje nga dosja ‘Çopja-Çela’/... Një vajze i bie të fikët! Kaos te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”! Policia bën shoqërime të dhunshme... Tensione në protestë! Policia shtyn qytetarët te Kryeministria. Efektivët shoqërojnë disa zonja, ndërhyjnë ... Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi “Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në prote... Alarm për ndotjen në Laprakë/ Banorët denoncojnë tymin që del nga oxhaku i fabrikës “Edil Centro” EMRI/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkat... 28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve “Rama përdor patronazhistët si kamzhik ndaj qytetarëve dhe bizneseve”/ Bylykbashi: Kontrollet selektive dhe...
POLITIKE

"Dhuna lëvizja e fundit e një qeverie të korruptuar"/ Aktivisti në protestën para Kryeministrisë: Ftojmë gjithë shqiptarët ti bashkohen protestës së 28 nëntorit

P
Piranjat17 November 2026, 20:49 · 2 min lexim
"Dhuna lëvizja e fundit e një qeverie të korruptuar"/

Protesta e sotme përballë Kryeministrisë është shoqëruar me tensione të shumta mes qyteraëve dhe forcave të policsë ndërkohë që protestuesit kanë dhënë edhe deklaratat e tyre mbi situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi. Një prej aktivistëve i pranishëm në protestën e sotme ka folur mbi dhunën e policisë kundrejt protestuesve.

Ai bëri me dije se policia nuk lejon grumbullimin e njerëzve edhe pse kjo është një protestë paqësore duke shtuar se nëse dhuna është mënyra e vetme e qeverisë së korruptuar për të mposhtur qytetarët, atëherë nuk i ulin dot. Aktivisti pohoi se dhuna ka prekur edhe vajzat të cilat janë shoqëruar gjithashtu pa praninë e policeve femra. 

Ndërkohë ai ka bërë thirrje për shqiptarët ku tha se protesta do vijojë ndërsa ftoi qytetarët të bashkohen me datë 28 nëntor, në ditën e festës më të madhe të demokracisë. 

"Kemi bërë njoftim mirëpo policia prej kohësh nuk lejon grumbullimin e njerëzve përballë bulevardit për protestë paqësore. Lëvizja e fundit e një qeverie të korruptuar me gjithë dhunën ndaj qytetarëve të lirë mënyra e vetme për ti mposhtur qytetarët por nuk i mposht dot.Ka patur dhunë edhe ndaj vajzave dhe grave. Janë shoqëruar dhe vajza pa praninë e policeve femra. Në mënyrë të dhunshme janë goditur. Protesta do vijojë çdo ditë. Ftojmë gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës dhe festës më të madhe të demokracisë më 28 nëntor", u shpreh protestuesi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.