Befasi në Kombëtare! Maran ndërron mendje për ftesën e futbollistit një ditë para ndeshjes

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me San Marinon në stadiumin “Air Albania” me një befasi.
Në radhët e kuqezinjve ishte edhe mesfushori Feta Fetai, i cili në teori, duhej të ishte mijëra kilometra larg si pjesë e grumbullimit të Kombëtares U21. Një ditë më parë, FSHF njoftoi se Fetai bashkë me Sinën do iu bashkoheshin ekipit U21 për ndeshjen miqësore në Hungari përballë Ukrainës.
Por Fetai nuk ishte në sfidën e luajtur sot pasdite dhe ka mbetur pjesë e grumbullimit të kuqezinjve, ndryshe nga Sina i cili luajti në pjesën e dytë. Duket se Maran ka ndryshuar mendje në momentin e fundit për mesfushorin, pavarësisht se i bëri “dalje” një ditë më parë dhe ka vendosur ta mbajë pjesë të grupit.
Lexo edhe
SPORT
VIDEO/ Gjesti i jashtëzakonshëm i futbollistit që i shpëtoi jetën një tifozi

Rekord i ri për Kosovën në renditjen e FIFA-s, Dardanët vazhdojnë ngjitjen në pozita

Ndeshja miqësore ndaj Ukrainës/ Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet

Grupi elitar/ Italia përballë Turqisë, Franca sfidon Belgjikën

Valon Berisha i jep lamtumirën përfaqësueses së Kosovës

Nga i përjashtuar te lideri i Anglisë, Bellingham shpërthen: Mund të bëhet një nga më të mëdhenjtë

Portugalia përmbys Norvegjinë, ruan ecurinë perfekte të Ligës së Kombeve

Media austriake: Kombëtarja jonë shpëton me barazim në Kosovë





