Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Marjana Koçeku sfidon ministrin: Jo Demo, por edhe Dem me qenë nuk kalon ajo paketë malesh në malësitë tona... Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë...
SPORT

“E kam parë Messin të qajë vetëm dy herë”/ Biglia flet për yllin argjentinas

P
Piranjat 8 October 2026, 08:32 · 2 min lexim
“E kam parë Messin të qajë vetëm dy herë”/

Lionel Messi i dha lamtumirën kombëtares së Argjentinës në një mbrëmje emocionuese në stadiumin “Monumental”, përballë më shumë se 85 mijë tifozëve.

Pas 208 ndeshjesh me “Albiceleste”, kapiteni argjentinas mbylli një kapitull historik të karrierës së tij.

Në fjalimin e fundit si kapiten i Argjentinës, Messi nuk i fshehu emocionet.

“Përjetoj shumë emocione. Natyrisht, gjëja e parë që më vjen në mendje është babai im”, u shpreh Messi, duke nisur fjalimin e tij të fundit përpara tifozëve argjentinas.

Mesazhet për yllin argjentinas kanë ardhur nga e gjithë bota e futbollit. Ish-shokë skuadre, futbollistë me të cilët ka ndarë fushën dhe figura të shumta të sportit kanë nderuar karrierën e tij me kombëtaren.

Në mesin e tyre ishte edhe ish-mesfushori i Lazios dhe Milanit, Lucas Biglia, i cili ka qenë për shumë vite shok skuadre me Messin te Argjentina.

Në një prononcim për Sky Sport, Biglia foli me emocione për momentin e lamtumirës.

“Messi është një pjesë e jona. Unë e kam parë të qajë vetëm dy herë. Tani po rikthehet me mendje te gjithçka që ka bërë në jetën e tij.

Një herë tjetër ishte pas finales së Botërorit 2014, ndërsa vitin pasues humbëm një tjetër finale, atë të Copa América ndaj Kilit, dhe ai kishte deklaruar se nuk donte të luante më me kombëtaren”, kujtoi Biglia.

Ish-mesfushori argjentinas theksoi se trashëgimia e Messit shkon përtej golave, trofeve dhe magjive në fushën e futbollit.

“Gjëja më e bukur është se ai na mësoi më shumë se çdo gjë tjetër të mos dorëzohemi.

Vlerat që Leo Messi ka përcjellë shkojnë përtej asaj që na ka treguar në një fushë futbolli. Ai i ka mësuar një populli të tërë të mos dorëzohet”, përfundoi Biglia.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.