Disiplinë e hekurt, Klopp vendos rregulla strikte, s’ka vonesa në stërvitje e as telefona në aktivitetet e përbashkëta

Jürgen Klopp ka nisur misionin për të rikthyer Gjermaninë në elitën e futbollit botëror. Trajneri i ri i përfaqësueses gjermane kërkon që ndryshimi të nisë jo vetëm në fushë, por edhe nga mënyra e funksionimit të grupit. Për grumbullimin e parë, Klopp ka thirrur plot 44 futbollistë, duke u dhënë mundësi shumë lojtarëve dhe duke e shfrytëzuar këtë periudhë për të vlerësuar alternativat që ka në dispozicion.
Por krahas ideve të reja, trajneri ka vendosur edhe rregulla më të forta. Përpikëria është një prej parimeve kryesore, ndërsa vonesat në oraret e përcaktuara nuk tolerohen. Klopp ka kufizuar gjithashtu përdorimin e telefonave celularë gjatë disa aktiviteteve të skuadrës, ndërsa janë vendosur rregulla edhe për vizitat e familjarëve dhe personave të jashtëm gjatë grumbullimit.
Qëllimi është të reduktohen shpërqendrimet dhe të forcohet komunikimi mes futbollistëve. Klopp kërkon një grup më të bashkuar, më të disiplinuar dhe me një identitet të qartë. Pas një periudhe zhgënjyese për Gjermaninë, trajneri i ri synon ta ndërtojë skuadrën hap pas hapi, duke nisur nga disiplinimi i përditshëm dhe duke kaluar më pas te rezultatet në fushën e lojës.
Lexo edhe
SPORT
David Alaba po mendon ta vazhdojë karrierën e tij. Destinacioni ende enigmë

Italia me “fytyrë” të re, Mancini ndryshon “azzurrët”, dominojnë lojtarët e rinj

Dëmtimi në derbi/ Reali humbet Valverden për 3 deri në 6 javë

Kevin De Bruyne flet për merkaton: Nuk e mendova kurrë largimin nga Napoli gjatë verës…

Gjermania, futbollistët ndjejnë efektin Klopp: Gati të kalojmë zjarrin për të

Mbappé nuk stërvitet, me simptoma gripi tre ditë para ndeshjes me Turqinë

Biseda “baba e bir" e Tresoldit me trajnerin Klopp: "Dera është gjithmonë e hapur"

Skandali “Xhaka” merr përmasa të tjera, mjekja del kundër kapitenit





