Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Marjana Koçeku sfidon ministrin: Jo Demo, por edhe Dem me qenë nuk kalon ajo paketë malesh në malësitë tona... Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë...
SPORT

Tuchel: Po arrijmë një standard të lartë, Kane është i jashtëzakonshëm!

P
Piranjat 8 October 2026, 08:21 · 2 min lexim
Tuchel: Po arrijmë një standard të lartë, Kane

Anglia regjistroi fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit, duke mposhtur 3-0 Republikën Çeke në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

Pas përfundimit të takimit, trajneri i “Tre Luanëve”, Thomas Tuchel, vlerësoi paraqitjen e skuadrës dhe theksoi se objektivi mbetet përmirësimi i vazhdueshëm.

“Objektivi ynë është të përmirësohemi dhe të rritemi vazhdimisht. Kemi kaluar këto eksperienca së bashku, kemi zhvilluar një turne të madh dhe gjithsesi ishte shumë pozitive.

Është thelbësore të ecim përpara dhe të përmirësohemi, sidomos në sport. Pikërisht këtë po përpiqemi të bëjmë”, deklaroi Tuchel.

Tekniku gjerman ishte i kënaqur edhe me mënyrën se si skuadra menaxhoi ndeshjen, veçanërisht duke pasur parasysh ngarkesën e madhe të kalendarit.

“Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, shumë të rrjedhshme. Dominuam pjesën më të madhe të takimit, me përqendrim të madh, pavarësisht se ishte ndeshja jonë e katërt në vetëm tre javë.

Vendosëm një standard të lartë. Niveli është i lartë dhe jam i kënaqur që të gjithë po japin maksimumin”, u shpreh trajneri i Anglisë.

Tuchel foli edhe për Harry Kane, i cili festoi një tjetër moment historik me kombëtaren angleze, duke barazuar rekordin e Peter Shilton për numrin e paraqitjeve.

Trajneri i “Tre Luanëve” e vlerësoi maksimalisht sulmuesin, duke theksuar se paraqitjet e tij të nivelit të lartë nuk duhen marrë si diçka e zakonshme.

“Është ajo që di të bëjë, por nuk e marr kurrë si të mirëqenë. Ai është thjesht i jashtëzakonshëm në çdo ndeshje”, tha Tuchel për kapitenin anglez.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.