Federata portugeze vendim zyrtar ndaj Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo është pezulluar përkohësisht nga Federata Portugeze e Futbollit, pas hapjes së një procedimi disiplinor ndaj tij.
Vendimi është marrë më 9 tetor 2026, ndërsa ndaj yllit portugez pritet të merret një vendim përfundimtar pas shqyrtimit të çështjes.
Sipas njoftimit zyrtar të Federatës, procedimi ka për qëllim hetimin e fakteve të raportuara më 7 tetor. Autoritetet kanë vendosur gjithashtu pezullimin e përkohshëm joautomatik të futbollistit dhe e kanë cilësuar çështjen si urgjente.
Rasti lidhet me largimin e Ronaldos nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë, për të cilin futbollisti kishte reaguar publikisht, duke kërkuar falje dhe duke sugjeruar që të merrej një masë ndëshkuese ndaj tij.
Në deklaratën zyrtare, Federata Portugeze bëri të ditur se procedimi disiplinor është hapur nga Seksioni Joprofesionist më 9 tetor, me qëllim shqyrtimin e përgjegjësisë së mundshme disiplinore për ngjarjet e raportuara dy ditë më parë.
Për momentin, pezullimi është i përkohshëm dhe vendimi përfundimtar për çështjen e Ronaldos ende nuk është bërë i ditur.
Lexo edhe
SPORT
Video/ Muçi rikthehet të bëjë atë që di më mirë, ylli i Kombëtares shënon me Trabzonsporin në Turqi

FIFA publikon raportin tronditës për Botërorin 2026, Argjentina në krye të listës së urrejtjes

Çmenduri në Gjermani, Fulkrug ndal vrullin e Dortmundit në një barazim me katër gola

Portugalia pezullon Ronaldon, rrezikon dënim deri në gjashtë muaj

Milani planifikon merkaton e janarit, Endrick dhe Alex Scott në listën e dëshirave

E ardhmja në pankinë, Scaloni: Nëse gjërat shkojnë mirë, qëndroj te Argjentina

Menaxheri i FFK zbulon lëvizjet e bujshme të Shqipërisë: Në shënjestër ishin Gallapeni dhe Foda!

Vedat Muriqi shkëlqen edhe te Fenerbahçe





