Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave “Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu...
SPORT

Milani planifikon merkaton e janarit, Endrick dhe Alex Scott në listën e dëshirave

P
Piranjat 9 October 2026, 16:02 · 2 min lexim
Milani planifikon merkaton e janarit, Endrick dhe Alex Scott në listën

Milani rikthehet në stërvitje në prag të rinisjes së kampionatit, ndërsa drejtuesit kuqezi vijojnë të studiojnë merkaton për të përforcuar skuadrën.

Pas tre fitoresh, dy barazimesh dhe një humbjeje në Europa League, fokusi kalon te ndeshja e radhës, pa lënë pas dore planet për të ardhmen.

Në repartin ofensiv, një nga emrat që vazhdon të jetë në vëmendjen e Milanit është Endrick.

Sulmuesi brazilian, pjesë e Real Madridit, ishte në objektivat e klubit italian edhe gjatë merkatos së verës, kur u shqyrtua mundësia e një huazimi.

Megjithatë, 20 vjecari vendosi të qëndrojë ne Madrid për të fituar më shumë hapësira, edhe pse aktivizimi i tij mbetet i kufizuar.

Një situatë që mund ta shtyjë Milanin të rikthehet në negociata që në janar, nëse palët gjejnë një formulë të përshtatshme për transferimin e sulmuesit, I cili vlerësohet rreth 50 milionë euro.

Ndërkohë, në mesfushë, vëmendja është përqendruar te Alex Scott i Bournemouthit. Anglezi shihet si një alternativë e mundshme për Luka Modriçin, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit.

Scott vlerësohet për teknikën, intensitetin dhe aftësinë për të organizuar lojën, por vlera e operacionit mbetet e lartë.

Klubi anglez kërkon rreth 50 milionë euro, ndërsa për lojtarin raportohet interes edhe nga Arsenali dhe Chelsea.

Për momentin, skuadra kuqezinje vijon të vlerësojë alternativat në merkato, ndërsa paralelisht përqendrohet te përgatitjet për sfidën e së dielës kundër Sassuolos, me synimin për të siguruar një tjetër rezultat pozitiv në kampionat.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.