Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ U ekzekutua në Spanjë, kush është 39-vjeçari shqiptar i vrarë me armë zjarri  PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë! Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd...
SPORT

Vëmendja te sfida në Sevilja, Spanja dhe Kroacia gati për të dhuruar spektakël

P
Piranjat29 September 2026, 12:36 · 2 min lexim
Vëmendja te sfida në Sevilja, Spanja dhe Kroacia gati për

Vëmendjen e gjithë botës sot e merr supersfida në Sevilja. Një përballje mes dy prej skuadrave më të forta të Europës. Spanja pret Kroacinë në ndeshjen e dytë të Grupit A3 të Nations League. Të dyja skuadrat vijnë me nga tri pikë, por me fitore të marra në mënyra të ndryshme.

Spanja triumfoi 3-2 ndaj Anglisë në Wembley, falë golit vendimtar të Mikel Oyarzabalit, ndërsa Kroacia mposhti 2-1 Çekinë në Pragë, me Luka Modriçin që ishte protagonist dhe shënoi një nga golat.

Në Sevijë përplasen edhe dy breza të futbollit europian.

Në njërën anë Lamine Yamal, 19-vjeçari që përfaqëson të ardhmen e Spanjës, ndërsa në krahun tjetër Luka Modriç, 41 vjeç, një prej figurave më të rëndësishme të historisë së Kroacisë

Spanja e Luis de la Fuente kërkon të ruajë ritmin pas suksesit ndaj Anglisë, ndërsa Kroacia e Slaven Bilic synon të surprizojë edhe në transfertë.

Në formacionet e mundshme spanjollët pritet të kenë Unai Simon në portë, Cubarsí e Laporte në qendër, Rodri dhe Fabian Ruiz në mesfushë, ndërsa ofensiva mund të udhëhiqet nga Yamal, Dani Olmo dhe Nico Williams.

Kroacia mbështetet te përvoja e Modric dhe Kovaçiç, me Gvardiolin në mbrojtje dhe Perishicin në krah.  Një duel me shumë peshë për kreun e grupit, ku të dyja skuadrat kërkojnë fitoren për të bërë një hap të rëndësishëm drejt fazës së ardhshme të kompeticionit. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.