Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ U ekzekutua në Spanjë, kush është 39-vjeçari shqiptar i vrarë me armë zjarri  PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë! Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd...
SPORT

60 mijë vende, Roma shumë shpejt me një stadium të ri, miratohet projekti

P
Piranjat29 September 2026, 12:29 · 2 min lexim
60 mijë vende, Roma shumë shpejt me një stadium të ri,

Pas vitesh pritjeje, projekti për stadiumin e ri të Romës hyn në fazën vendimtare. Më 28 shtator 2026 është dhënë drita jeshile për ndërtimin e impiantit të ri në zonën e Pietralatës, duke hapur rrugën për nisjen e punimeve. Vendimi erdhi pas përfundimit të procedurës së vlerësimit dhe miratimit të projektit, një proces që autoritetet italiane e mbyllën brenda 90 ditësh.

Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 60 mijë e 605 spektatorësh, ndërsa një nga elementët më spektakolarë do të jete vendi i Ultrasve te Romes, i projektuar me afro 23 mijë vende dhe që synon të jetë një nga tribunat më të mëdha të këtij lloji në Europë. Arkitektura do të frymëzohet nga tradita klasike romake, ndërsa investimi total parashikohet të kalojë 1 miliard euro.

Objektivi aktual është që punimet të nisin në marsin e vitit 2027, ndërsa përfundimi është planifikuar deri në vitin 2031, me synimin që impianti të jetë pjesë e infrastrukturës së Euro 2032, që Italia do ta organizojë së bashku me Turqinë.

Dhe ndryshimi nuk do të jetë vetëm për tifozët e Romës. Projekti parashikon një stadium të konceptuar si hapësirë e hapur gjatë gjithë vitit, me shërbime dhe aktivitete për qytetarët. Ndërkohë, Olimpico do të vazhdojë të ketë një rol të rëndësishëm, me projektet e rikualifikimit që synojnë ta përshtatin për evenimente të mëdha sportive edhe në të ardhmen.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.