Manchester United në krizë, fillimi më i dobët që para nisjes së “epokës” së Fergusonit

Manchester United po përjeton një nga startet më të dobëta të sezonit në historinë e tij. Barazimi 1-1 ndaj Tottenhamit në “Old Trafford” e la skuadrën me vetëm 6 pikë pas gjashtë javësh, një bilanc që të kthen pas në sezonin 1986/87, kur klubi ishte në prag të një ndryshimi historik.
Në atë periudhë, skuadra drejtohej nga Ron Atkinson dhe kishte grumbulluar vetëm 4 pikë në gjashtë ndeshjet e para. Disa javë më vonë, në “Old Trafford” mbërriti Sir Alex Ferguson nga Aberdeen, duke nisur një epokë që do të ndryshonte përgjithmonë historinë e klubit.
Tashmë, Michael Carrick po përballet me presion në rritje. Fitorja ndaj Ipswich Town në shtëpi mbetet suksesi i vetëm i United në këtë periudhë, ndërsa skuadra ka barazuar me Evertonin (2-2), Fulhamin (1-1) dhe Tottenhamin (1-1), si dhe ka humbur derbin ndaj Manchester Cityt (0-1).
Me rezultatet që nuk bindin dhe lojën që vazhdon të ngrejë pikëpyetje, Manchester United duhet të reagojë shpejt për të shmangur një tjetër sezon zhgënjyes.
Lexo edhe
SPORT
Bayern shpëton në fund ndaj Augsburgut, por historia shkruhet që në sekondën e 8-të! Rekord i ri në Bundesligë, Neuer gabon

Aeroplanë letre dhe objekte në fushë, revolta e tifozëve ndal futbollin

Teuta vijon marshimin në Superiore, i imponohet Skënderbeut dhe ruan kreun e renditjes

Maran e aktivizon te Shqipëria, De Rossi e lë jashtë planeve, çfarë po ndodh me Mitajn

Federata portugeze vendim zyrtar ndaj Cristiano Ronaldos

Video/ Muçi rikthehet të bëjë atë që di më mirë, ylli i Kombëtares shënon me Trabzonsporin në Turqi

FIFA publikon raportin tronditës për Botërorin 2026, Argjentina në krye të listës së urrejtjes

Çmenduri në Gjermani, Fulkrug ndal vrullin e Dortmundit në një barazim me katër gola





