Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave “Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu...
SPORT

Teuta vijon marshimin në Superiore, i imponohet Skënderbeut dhe ruan kreun e renditjes

P
Piranjat10 October 2026, 20:51 · 1 min lexim
Teuta vijon marshimin në Superiore, i imponohet Skënderbeut dhe ruan

Teuta vijon marshimin e saj në Kategorinë Superiore. Skuadra durrsake fitoi edhe ndaj Skënderbeut me rezultatin 2-0 në një sfidë që e mbylli me 10 futbollistë dhe ruan kreun e klasifikimit në kampionat.

Të besuarit e Edlir Tetovës e përcaktuan fatin e ndeshjes në favorin e tyre në pjesën e parë kur shënuan edhe të dy golat.

Vetëm 16 minuta iu deshën durrsakëve që të zhbllokonin rezultatin me golin e Sherif Kallakut për të marrë kryesimin në rezultat 1-0. Në të 32 erdhi edhe goli i dytë për Teutën me autor Pedro Martelo dhe kështu skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë, Skënderbeu fitoi një 11 metërsh që u ekzekutua nga Bismark, gjuajtja e të cilit u ndal nga bernardoni. Topi shkoi te Zenullari, që shënoi, por goli i tij u anulua pasi futbollisti kishte hyrë në zonë para gjuajtjes së penalltisë.

Ndërsa në minutën e 74, Teuta mbeti me 10 futbollistë pasi Boçi u ndëshkua me karton të kuq për reagim antisportiv ndaj Drame. Gjithsesi gjërat nuk ndryshuan më dhe rezultati mbeti 2-0 për Teutën që shkon në 16 pikë duke e mbajtur edhe për këtë jave vendin e parë në renditjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.