Scaloni hap rrugën për rinovimin me Argjentinën: Kemi filluar të flasim për këtë

Lionel Scaloni ka dhënë sinjale të qarta se mund të vazhdojë në krye të Kombëtares së Argjentinës, teksa kontrata e tij aktuale skadon në fund të vitit.
Trajneri argjentinas kishte shprehur pasiguri për të ardhmen e tij pas humbjes së Argjentinës në finalen e fundit të Botërorit ndaj Spanjës. Megjithatë, ai tashmë ka konfirmuar se ka nisur bisedimet me presidentin e Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia.
Scaloni bëri të ditur se të dyja palët janë të gatshme të vazhdojnë bashkëpunimin, ndonëse negociatat ndodhen ende në fazat e para.
“Me presidentin nuk kemi folur që nga Kupa e Botës, por u takuam për të parë nëse mund të ecim përpara dhe të arrijmë një marrëveshje. Të dyja palët janë të gatshme, por sapo kemi filluar të flasim për këtë”, deklaroi Scaloni.
Trajneri tregoi se pas finales i është dashur të analizojë me kujdes të ardhmen e ekipit, duke marrë në konsideratë si aspektin sportiv, ashtu edhe atë financiar.
“Duhej ta vlerësoja me kujdes aspektin sportiv, pa lënë pas dore atë financiar. Duhej të analizonim situatën tonë dhe atë që na pret, dhe vendosa të kërkoja një marrëveshje”, u shpreh ai.
Scaloni foli edhe për nevojën e ndryshimeve në skuadër dhe periudhën që do të vijë pas Lionel Messit. Kapiteni argjentinas pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të fundit me kombëtaren më 6 tetor, në stadiumin Monumental.
“ Nëse nuk do ta kisha parë mundësinë e ndërtimit të diçkaje të rëndësishme, nuk do ta kisha menduar as të ulesha për të folur për këtë”, përfundoi Scaloni.
Lexo edhe
SPORT
Federata Rumune e Futbollit me risi, prezanton kartonin e zi! Do të përdoret ndaj prindërve dhe tifozëve në tribuna

1.4 miliardë euro për 10 yje/ Blerjet që ndërtuan Manchester Cityn e epokës moderne

Kosova gati për Izraelin/ Dardanët mbyllin përgatitjet në Debrecen

“Një ditë do t’ju tregoj të vërtetën”/ Ronaldo largohet papritur nga kombëtarja e Portugalisë

Tebas i nxjerr Realit transfertat 7.5 milionë euro: Mjaft gënjyet për Barcelonën, shpjegoni paratë tuaja





