Kosova gati për Izraelin/ Dardanët mbyllin përgatitjet në Debrecen

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e fundit në “Nagyerdei Stadion” të Debrecenit, duke i dhënë fund përgatitjeve për sfidën e rëndësishme ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve.
Dardanët kanë zhvilluar sonte seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes së tretë në Grupin B3, e cila zhvillohet të enjten, më 1 tetor.
Ndeshja Izrael–Kosovë nis në ora 20:45, ndërsa do të luhet në stadiumin “Nagyerdei” të Debrecenit.
Atmosfera në kampin kosovar është pozitive dhe futbollistët duken të motivuar për të reaguar pas humbjes 3-1 ndaj Austrisë.
Kosova ka grumbulluar tri pikë pas dy ndeshjeve. Dardanët e nisën edicionin me fitore 1-0 ndaj Irlandës, ndërsa më pas pësuan ndaj Austrisë. Kjo e fundit kryeson grupin me gjashtë pikë, Irlanda ka tri, ndërsa Izraeli është ende pa pikë.
Përzgjedhësi Franco Foda pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, ndërsa vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe gjendjes së portierit Aro Muric, i cili kishte ndier shqetësime në ndeshjen ndaj Austrisë.
Në anën tjetër, mesfushori Leon Avdullahu është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, pas mungesës së përkohshme për arsye familjare.
Foda: Pres një ndeshje të fortë
Përzgjedhësi i Kosovës e ka vlerësuar Izraelin si një kundërshtar të fortë, duke paralajmëruar një përballje të vështirë në Debrecen.
Dardanët synojnë të marrin rezultat pozitiv dhe të rikthehen te rezultatet e mira, në mënyrë që të vazhdojnë garën për objektivat e tyre në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Lexo edhe
SPORT
“Një ditë do t’ju tregoj të vërtetën”/ Ronaldo largohet papritur nga kombëtarja e Portugalisë

Tebas i nxjerr Realit transfertat 7.5 milionë euro: Mjaft gënjyet për Barcelonën, shpjegoni paratë tuaja

U la në stol në ndeshjen me Norvegjinë, reagon trajneri portugez: Ronaldo nuk refuzoi asgjë, vendos unë kush luan

Çfarë ndodhi mes Ronaldos dhe Jorge Jesus? Trajneri portugez del me deklaratën e fortë: Ai nuk refuzoi asgjë

Futbolli shkodran në zi, ndahet nga jeta legjenda e Vllaznisë Ismet Hoxha





