Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Marjana Koçeku sfidon ministrin: Jo Demo, por edhe Dem me qenë nuk kalon ajo paketë malesh në malësitë tona... Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë...
SPORT

Shqipëria avancon në renditjen e FIFA-s, Kosova regjistron pozicionin më të lartë në histori

P
Piranjat 7 October 2026, 21:28 · 1 min lexim
Shqipëria avancon në renditjen e FIFA-s, Kosova regjistron pozicionin

Rezultatet e fundit në fushë kanë sjellë ndryshime edhe në renditjen botërore të FIFA-s, ku si Shqipëria ashtu edhe Kosova kanë shënuar përparim.

Kombëtarja shqiptare ka bërë një hap përpara, duke u ngjitur në vendin e 66-të. Kuqezinjtë kanë përfituar nga bilanci i ndeshjeve të fundit në Ligën e Kombeve, ku regjistruan tri fitore dhe vetëm një humbje në katër takime.

Një tjetër lajm pozitiv vjen nga Kosova. Përfaqësuesja dardane ka vendosur një rekord të ri historik në renditjen e FIFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 76-të. Kosova ka fituar dy vende në klasifikimin e ri dhe për herë të parë në historinë e saj ka arritur këtë pozicion.

Ky është një tjetër moment i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Franko Foda, e cila vazhdon të përmirësojë pozitat e saj në skenën ndërkombëtare. Në krye të renditjes vijon të jetë Spanja, e cila mban kreun si kampione bote. Pas saj pozicionohen Argjentina dhe Franca.

Dhjetëshen më të mirë e plotësojnë Anglia, Portugalia, Brazili, Maroku, Belgjika dhe Holanda.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.